E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendosi numerimin me dore te votave ne qarkun e Fierit

Dështon projekti për numërimin elektronik të votave në Qarkun Fier.
Numri i madh i partive politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si garuese në zgjedhjet e 23 qershorit, sollën dështimin e projektit, pasi në kontratën e lidhur mes KQZ dhe kompanisë zbatuese INDRA, ishte parashikuar se parti pjesëmarrëse në zgjedhje e që do të ishin pjesë e Fletës së Votimit, të ishte 42. Por, në KQZ u regjistruan 66 të tilla. Ndërkohë para regjistrimit, kompania kishte nisur punën bazuar në numrin e 42 të partive. Ndaj këtij vendimi nuk pati asnjë kontestim nga përfaqësuesit e partive politike në KQZ, çka dëshmon se ato u pajtuan me këtë fakt. I përcaktuar si detyrim ligjor, KQZ nuk arriti të jetësojë numërimin elektronik të votës në Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›