Kryeprokurorja Ina Rama komandon Zamir Shtyllën në Prokurorinë e Elbasanit

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama firmosi sot transferimin e prokurorit Zamir Shtylla si prokuror i komanduar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor në Elbasan. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi është marë nga kryeprokurorja Ina Rama pas miratimit të kërkesës për dorëheqje të prokurorit Zamir Shtylla nga funksionet drejtuese në Prokurorinë e Përgjithshme. Deri disa ditë më parë, prokurori Shtylla mbante postin e Drejtorit të Hetimit dhe Kontrollit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ishte drejtuesi i hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të 2008 në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës, pak kilometra larg Tiranës.
...