Prokurori Sokol Stojani u emërua sot Drejtor i Zyrës së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama prezantoi sot prokurorin Sokol Stojani në postin e Drejtorit të Zyrës së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, bënë të ditur burime zyrtare nga kjo prokurori. Prezantimi i Stojanit në këtë funksion është bërë sot paradite në një takim që kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi me prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë mbledhjes në fjalë, Stojani është ngarkuar për të drejtuar hetimet mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gerdec të Bashkisë së Vorës, pak kilometra larg Tiranës, kur, si pasojë e një shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona si dhe mbeten të plagosur shumë të tjerë. Emerimi i Stojanit në këto funksione vjen pas dorëheqjes së prokurorit Zamir Shtylla.
...