Aksident në Elbasan. Plagosen tre shtetas

Një aksident, me pasojë plagosjen e tre shtetasve, ndodhi sot në aksin rrugor Cërrik-Gostime, pranë shkollës 9-vjeçare në Gostime, kur një furgon me targa Elbasani humbi kontrollin dhe u përplas me muret e shkollës. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut, bënë të ditur se si pasojë e aksidentit, u plagosën drejtuesi i mjetit dhe shtetasit R.Sh, 19 vjeç dhe I.Sh, 21 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shtërrmen, komuna Gostim Elbasan, të cilët ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit aktualisht ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, 19-vjeçarin Mikel Riza Kabashi, me akuzën për veprën penale të "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.
...