Kryeprokurorja Rama: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë
TIRANE- Kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka raportuar sot para Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut raportin për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2009. Gjatë fjalës së saj zonja Rama nënvizoi se ka ende sfida të mëdha përpara dhe se është e rëndësishme që refoma në drejtësi të vazhdojë.
VRASJA E XHINDIT, RAMA: HETIMET VAZHDOJNE
Zonja Rama ëshë shprehur se prokuroria është e angazhuar në hetimin për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, më 2 maj të vitit 2009 në Fier.
E rezervuar në dhënien e përgjigjeve Rama është mjaftuar duke thënë se “përpjekja jonë është maksimale për të zbardhur ngjarjen.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, humbi jetën në 2 maj të vitit 2009 pas një atentati me armë zjarri ndaj tij pranë shtëpisë së tij në Roskovec të Fierit, ndërkohë ende nuk dihen autorët e këtij krimi.
(Lajmi do përditësohet pas pak)
(s.g/BalkanWeb)