E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, 2 anëtarët e rinj betohen para Topit

TIRANE- Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese bënë sot betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi në një ceremoni zyrtare në selinë e Presidencës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, me dorën mbi Kushtetutë Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja bënë betimin para Kryetarit të Shtetit.

Presidenti i dorëzoi dekretin e emërimit dhe u uroi suksese në përmbushjen e misionit të tyre në këtë funksion të lartë e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.

Më 20 maj Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedes në detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa rrëzoi dekretin e emërimit të Vangjel Kostës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›