E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i banesave u rrit 15. 8 % në 3 mujorin e parë

TIRANE- Pësojnë një rritje të lehtë kostot në sektorin e ndërtimit. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave rezulton se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje prej 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në këtë rritje kanë ndikuar shtrenjtimi i lëndëve të para. Kështu, sipas INSTAT-it shpenzimet për materiale kanë shënuar një rritje prej 0.3 për qind. Brenda këtij grupi përfshihen çmimet e materialeve të ndërtimit dhe materialeve elektrike. Rritje gjatë tremujorit të parë të 2010-ës kanë pësuar edhe shpenzimet e transportit dhe ato për makineritë.
Rritja e kostove në ndërtim, megjithëse e ulët është reflektuar në cmimin e shitjes së apartamenteve. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, çmimet e banesave kanë shënuar një rritje vjetore prej 15.8 për qind.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›