Lohan: Kriza, ta zgjidhin liderët. Bosch: Kuvendi vend për debate, jo fyerje
TIRANE-Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch dhe ai i KE, Helmut Lohan kanë përshëndetur sot kthimin e Partisë Socialiste duke theksuar se debati politik e ka vendin në Kuvend.
Pas përfundimit të konferencës për shoqërinë civile, Lohan dhe Bosch u pyetën nga mediat për situatën politike në vend. Sipas Lohan, zgjidhja politike vjen vetëm nëpërmjet krerëve të politikës. “Zgjidhja u takon liderëve politikë”, bëri të ditur për mediat Lohan.
Kurse ambasadori Bosch kritikoi sjelljen e një ditë më parë të deputetëve në seancën parlamentare. Sipas Bosch sjellja e deputetëve nuk ishte e denjë dhe se duhet kuptuar që Kuvendi është vendi vetëm për debat politik .
“është ajo që kemi thënë dhe më parë që parlamenti është vendi për debat politik. Në vend që ata ta përdorin atë për debat politik e përdorin për të fyer njëti-tjetrin. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë, e theksoj dhe njëherë, parlamenti përdoret për debate politike dhe asgjë tjetër”, tha Bosch referuar seancës parlamentare të mbrëmshme ku deputeti i PS, Tom Doshi dhe ai i PD, Genc Strazimir debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Kryetarja e Parlamentit më pas përjashtoi për dy javë nga punimet e parlamentit, deputetin Doshi.
(d.b/BalkanWeb)