Serbi, familja kërkon ta shpallë Mlladiçin të vdekur
BEOGRAD-Familja e Ratko Mlladiçit po përdor rrugët ligjore për ta shpallur Mlladiçin të vdekur. Ratko Mlladiç kryeson listën e të kërkuarve nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ai akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës së viteve të ’90-ta në Bosnjë-Hercegovinë. Familja që aktualisht jeton në Beograd po përpiqet ta shpallë Mlladic të vdekur.
Me një deklaratë të tillë, gruaja e Mlladic shpreson të lidhë një pension sit ë të shesë pronat e tij.
Avokati i familjes, Milos Saljic thotë se familja po persekutohet. Sipas tij, ligji serb njeh të drejtën që një person mund të deklarohet I vdekur kur ai ose ajo është mbi 70 vjec dhe nuk ka ifnormacion mbi të që prej më shumë se 5 vjetësh. Por, faktikisht Mlladic mbush 70 vjec vetëm në Mars të vitit 2012 kjo e bën të pamundur iniciativën e familjes së tij.
Por saqë ai nuk është provuar si i vdekur, mbetet në fuqi kushti i BE për arrestimin e Mlladic në këmbim të integrimit të mëtejshëm të vendit në BE.
Rasim Lajiç, i ngarkuari i Qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me Hagën, i cilësoi përpjekjet e familjes së Mlladiçit si “tallje me shtetin”. Lajiç këmbënguli se kërkesa e familjes “nuk do të ndikojë tek kërkimet” e shtetit.
Nderkohe pak muaj me pare Prokurori i Pergjithshem i Hages dekalroi se eshte i bindur se Mlladic fshihet ne Serbi ndersa autoritetet serbe i premtuan se po bejne cmos per kapjen e tij.
(d.b/Reuters/BalkanWeb)