E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, parlamenti miratoi rezolutën për çështjen e emrit

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me shumicë votash rezolutën për çështjen e emrit. Rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD) është mbështetur nga 93 vota të deputetëve, ndërsa vetëm një deputet ka qenë kundër saj.

Rezoluta e miratuar konsiston në unitetin gjithëpartiak dhe hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore për zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit me palën greke.

Presidenti Branko Cërvenkovski në fjalimin e tij para deputetëve deklaroi se vendit i duhet një strategji e re, konsensus dhe unitet shtetëror në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Ai njoftoi se ka sjellur vendim për ndërprerjen e mandatit të negociatorit të deritanishëm, ambasadorit Nikolla Dimitrov dhe se ka rënë dakord që gjatë periudhës së ardhshme këtë rol ta kryejë Martin Protugjer, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Nikola Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe për një strategji shtetëror. Gruevski tha se për çfarëdo zgjidhje për kontestin e emrit do të vendosin qytetarët nëpërmjet referendumit. Ai nënvizoi se prioritet parësor i Qeverisë edhe më tej mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ai tërhoqi vërejtjen ndaj disa politikanëve në vend, që sipas tij për 14 vite nuk kanë zgjidhur problemin e emrit, ndërsa siç theksoi ai tani çdo përgjegjësi shkon në adresë të tij si kryeministër. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›