Nafta, cmimi ulet dhe me 5 leke
Tregu i karburanteve ne Shqiperi po ben levizje shume te ngurta ne uljen e cmimit per t'iu afruar niveleve te tregut nderkombetar. Ne pikat e tregtimit ne Tirane, cmimet e karburanteve kane pesuar dje, nje ulje me 5 leke per liter, duke pasuar uljen e dy javeve me pare, po me 5 leke per liter. Ne pika te ndryshme te tregtimit te karburanteve dy dite me pare 1 liter nafte u shit mesatarisht me 135 leke, 1 liter benzine me 140 leke, ndersa 1 liter Euro Diezel po me 140 leke. Ndersa dje cmimet u ulen me 5 leke per liter.
Nderkohe, ne tregjet nderkombetare elektronike cmimi i nje fucie nafte vazhdon te jete ne kuota te uleta, duke qene dje ne 64 dollare per fuci. Por nga analizat krahasimore, cmimi i karburanteve ne Shqiperi eshte te pakten 25 per qind me i larte, sesa duhet te ishte ne kushtet e funksionimit te nje tregu normal. Brenda nje periudhe pothuajse 3-mujore, cmimi i naftes bruto ne tregjet nderkombetare ka rene ne me shume se 100 per qind, nderkohe qe vleresimi i dollarit amerikane ndaj lekut nuk e kalon shifren prej 25 per qind gjate te njejtes periudhe. Karburantet ne Shqiperi kane reflektuar ne menyra te cuditshme pas ndryshimeve ne bursat nderkombetare. Menjehere pas rritjes se cmimit ne bursa te karburantit, pikat e shitjes ne Shqiperi rriten cmimet e shitjes me pakice. Por kur cmimi eshte ulur ne burse, tregtaret vendas kane mbajtur te njejta vlera te larta. Keshtu 2 muaj pas uljes se madhe te cmimeve ne bursat nderkombetare cmimi ne Shqiperi u ul me rreth 25 leke. Por kjo si pasoje e presionit mediatik dhe jo nga nje nderhyrje per rregullim tregu apo per nje normim te fitimit per ton. Ndersa cmimi ne bursa eshte ulur me shume se 65 USD per fuci. Nga ana tjeter edhe ulja qe po reflektohet tani po behet sipas nje skeme te caktuar. Pothuajse 1 here ne dy jave behen ulje cmime me nga vetem 4 deri ne 5 leke per liter, cka do te thote se keto cmime vendosen nga vete importuesit dhe jo nga tregu. Cmimet e larta te karburanteve ne Shqiperi, ndikojne drejtperdrejt ne rritjen zinxhir te kostove te se gjitha prodhimeve dhe sherbimeve vendore ne krahasim me prodhimet dhe sherbimet e huaja, duke ulur me tej aftesine konkurruese te industrive shqiptare. Gjithashtu, cmimet e paarsyeshme te larta te karburanteve ndikojne negativisht ne prodhimet bujqesore dhe ne mireqenien e gjithe qytetareve shqiptare. Perballe kesaj situate, roli i institucioneve shteterore duhet te jete vendimtare per te zhdukur pasojat nga gjendja e mesiperme, ndaj Konfindustria shqiptare ka kerkuar para disa ditesh, ngritjen sa me shpejt te Entit Kombetar te Karburanteve, qe duhet te monitoroje ne vazhdimesi dhe te nderhyje per te rregulluar, crregullimet subjektive te tregut te karburanteve. B. Hoxha