Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës jep dorëheqjen
Prishtinë -Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Enver Rrustemi ka dhënë dorëheqjen nga posti që drejton, duke e motivuar për shkaqe personale. Burime brenda Inspektoratit Policor i kanë thënë Kohavisionit se kohët e fundit Rrustemi ka pasur presion të vazhdueshëm nga Shtabi i Policisë së Kosovës dhe MPB-së.
Telashet në mes të Inspektoratit dhe Ministrisë së Brendshme, sipas këtij burimi, kanë nisur kur IPK në raportin e 2008-ës kishte thënë se siguria e objektit në të cilin më vonë ka ndodhur vjedhja e dëshmive është jashtë çdo niveli.
Mirëpo, ky rekomandim ishte hedhur poshtë nga zyrtarë të ministrisë, duke u hequr komplet nga raporti. Po ashtu, Inspektorati Policor nuk ishte përfshirë në Task Forcën e krijuar për hetimet rreth vjedhjes në dhomën e dëshmive, e ndodhur më 25 prill të këtij viti. Rrustemi ishte punësuar në korrik të vitit 2006 si kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.