E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

Prishtinë -Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur dje se nuk ishte vendosur ende për datën e zgjedhjeve, megjithatë ka deklaruar se është kundër shtyrjes së tyre. Deklarata u bë nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Ramë Malaj, i cili tha gjithashtu se zgjedhjet lokale nuk duhet kushtëzuar nga numri i daljes në këto zgjedhje të serbëve, duke përjashtuar mundësinë e trysnisë ndërkombëtare që ato të shtyhen.

Ndërkohë, gjatë konferencës së shtypit në Prishtinë, Manaj ka deklaruar se LDK-ja, do të ndryshojë programin e saj, por pa braktisur qendrën e djathtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›