E Diel, 1 Nëntor 2026

Urimi per lindjen e vajzes tradhtoi mafiozet e rinj

Organizata Strategjia e terrorit dhe roli i Daniele Vicientino-s e Ercole Penna-s

Shumica e bisedave jane regjistruar ne ambientet e shtepise se Vicientino-s ku eshte vertetuar se SCU ishte bashkuar serish. Gjithcka filloi kur Vicientino ishte duke festuar per lindjen e vajzes se Ercole Penna-s dhe ai mori urime nga Antonio Vitale. Ne menyre te vecante eshte shkeputur nje bisede mes Daniele-s dhe Ercole-s te cilet diskutonin per vellane Maurzio Vicientino sesi te kontrollonin territorin e organizates duke u mbeshtetur ne ate qe ai e quante si strategjia e terrorit. Gjithashtu veprimet e tij ishin te ngjashme me ato te kapove pasi nderhynte per te shuar konflikte mes personave te ndryshem qe gjithmone ka pasur dyshime se ishin te lidhur me mafien. Ne nje tjeter bisede mes Daniele-s dhe Giovani-t ata flasin per kercenimet e rivaleve ku shprehen se mos te vene kembe ne ate vend... Te gjithe te qendrojne larg... Nese ka nevoje vijme edhe ne. Ata kishin marre edhe kontrollin e gjobave ndaj bizneseve qe me pare kontrolloheshin nga Carlo Cantanna nje tjeter bos i mafies qe eshte ne burg.

Viciento-Vitale

Ai kishte raporte shume te besueshme me Vitale-n i cili u arrestua nga mesi i viteve lsquo90 dhe cilesohej si nje nga kreret e mafies. Gjithashtu atij i ishte besuar qe te mblidhte borxhet qe i kishin familjet kalabreze familjes se Antonio Vitale-s. Keshtu u vertetua edhe marredhenia midis SCU dhe eksponenteve te pare te Ndragetes kalabreze.

Prudentino-Vicientino

Ata dyshohen per nje seri aktivitetesh te paligjshme. Ne jemi nje shoqeri deklaronin ata ne bisedat telefonike dhe rane dakord qe te hapin kazino. Ne nje tjeter bisede vertetohet bashkepunimi i te dyve teksa diskutojne per lojerat e fatit. Duhet te kontrollojme menaxhimin e tyre per te marre 25 te fitimit. Do te vijne nje muaj te ne per te mesuar detyrat thuhet ne nje bisede te tyre. Nuk eshte me ajo kohe tashme jemi pjese e saj dhe nuk jane njerezit e asaj kohe tregojne ata duke shpjeguar monopolin e makinerive te lojerave te fatit te cilat kane zevendesuar kontrabanden. Kete pune nuk e njeh askush ndersa cigaret... E kuptove mbyllet biseda. Ne nje tjeter bisede ata perllogarisin gjithe fitimet e kontrabandes me lojerat e fatit qe per ta do te siguronte te ardhurat e nevojshme te pastra per te mbajtur familjet e te burgosurve.

Lojerat e fatit

Pas telefonatave te para policia italiane ka kapur nje numer te madh telefonatash mes Daniele Vicientino dhe Albino Prudentino. Ata diskutonin se si do futeshin ne biznes te ligjshem me qellim qe te pastronin parate e paligjshme dhe mos te kapeshin nga policia. Shpesh here ata diskutonin planet e tyre qe lidhen edhe me bisedat e tjera telefonike dhe projektet per te hapur lokale te vecanta lojerash fati. Kjo ka vertetuar zgjerimin e organizates duke sjelle edhe te tjere te dyshuar ne rrjeten e policise qe vepronin ne rajone te ndryshme.

Gjobe kompanise

Nje seri bisedash jane pergjuar nga data 16 deri ne 19 maj 2008 ndermjet Albino Prudentino-s dhe dy vellezerve Daniele dhe Giovanni Vicientino ku Albino tregon se nje kompanie bastesh i kishte marre dhjete mije euro dhe kete gjobe do e paguante cdo vit. Me tej ai shpjegon se shumen e pare prej 10 mije eurosh e kishte marre dhe do ia dorezonte Daniele-s.

Trafiku i droges

Per trafikun e droges jane regjistruar biseda ne banesen e Daniele-s ku ai lejonte te paketohej kokaina e cila do te shperndahej nga te tjeret. Trafiku i droges u vertetua edhe nga sekuestrimi i 1.126 kg kokaine e kapur me 9 korrik 2008 ne Bari teksa transportohej nga Tiziano Maggio dhe ishte destinuar per Daniele-n. Naten e 7 korrikut 2008 ai u kap duke udhetuar me nje mjet teksa do te kthehej ne Torino. Per kete arsye Vicientino kerkoi qe shoket te kujdeseshin per Maggio-n dhe familjen e tij pasi ai perfundoi ne burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›