5 mije te punesuar ne 3-mujorin e dyte te 2011-es

Afro 5 mijë është numri i të punësuarve në tre mujorin e dytë të këtij viti. Sipas Shërbimit Kombëtar të Punës, ky grup i përket të punësuarve sezonalë dhe kryesisht në qytetete turistike te vendit. Pritshmërit dhe parashikimet deri në fund të sezoni veror, thotë Shefja e Statistikave pranë këtij institucioni, Etleva Ngjela janë optimiste, pasi është parashikuar, që të punësohen edhe shumë të tjerë.
“Parashikohet një rritje e punësimit prej gjatë gjithë vitit prej 20 % të stafit të tyre ekzistues. Kuptohet që kjo rritje do të kulmonte në periudhën e verës. Jemi pak herët për të thënë nëse u arrit ky objektiv apo jo. Pritet akoma gushti, që është dhe kulmi i sezonit, që të shoqërohet me rritje të punësimit megjithatë, duke marrë vetëm 3-mujorin e dytë krahasuar me 3-mujorin e parë, vihet re që nga 12.500 më shumë të punësuar në gjithë punësimin në Shqipëri, 40 % e tyre janë në sektorin e turizmit”-tha Etleva Ngjela, Shefe e Statistikave, SHKP.
Kërkesat dhe ofertat janë një çështje që shqetëson zyrat e punës, pasi punëmarrësit kërkojnë gjithnjë e më shumë staf të kualifikuar. E kërkesat, pranë zyrave të punës vijnë nga punëkërkues me arsim të ulët.
“Ajo që është më e rëndësishme është një rritje e kërkesave për kandidatët që duhet të plotësojnë këto oferta. Tashmë nuk mjaftohen vetëm me arsimin e mesëm apo të jetë i ri, por edhe aftësi profesionale për profesionin. Kjo është reflektuar dhe në ofertat e ardhura pranë zyrave të punësimit, sidomos për Durrësin, Vlorën, Lezhës, Tiranës dhe Fierit gjithashtu, që janë rajone që e ndiejnë më shumë rritjen e punësimit gjatë kësaj periudhe duke qenë se janë dhe rajone bregdetare”-theksoi ajo.
Më shumë vende pune në sezonin e verës kanë celur baret, restorantet dhe hotelet në vendet bregdetare, por nuk mbetet prapa as sektori i buqësisë.
Julia Bardhushi