Nxenesit me kod shmanget falsifikimi i diplomave

Të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare shumë shpejt do të pajisen me kodin e tyre personal, i cili do t’i ndjekë përgjatë gjithë viteve të arsimimit të tyre. Kjo është një nga nismat më të fundit që do të fillojë të zbatojë ministria e arsimit, për të shmangur kështu të gjitha fallsifikimet që mund t’u bëhen dokumentave të institucioneve arsimore, e në veçanti diplomave. Detajet rreth këtij projekti i bën publike për “AS” , Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
“Ne jemi duke punuar që të kemi një identifikator të përgjithshëm që do t’u jepet studentëve që në klasën e nëntë dhe më pas do të vazhdojë me maturën dhe universitetin, gjë që do të bëjë të mundur identifikimin e çdo student në çdo kohë. Kemi eksperimentuar edhe një mundësi tjetër, që ky identifikues të ketë një lloj kodi në diplomë që në bazë të tij, mund të komunikohet me një databazë dhe të merret prej aty, fotografia e studentit bashkë me diplomën. Gjthë masat kanë e marrë kanë për qëllim që falsifikimi i diplomës të bëhet sa më i vështirë”-tha Petraq Papajorgji,
Për herë të parë këtë vit, Agjencia Kombëtare e Provimeve përgatiti diploma për shkollat e mesme të cilat zëvendësuan dëftesat e pjekurisë. Këto diploma, sipas specialistëve janë të vështira për t’u fallsifikuar, pasi ato janë të përbëra nga një letër e veçantë, si ajo e letrave me vlerë si dhe nga shirita sigurie.
Edlira Sulejmani