E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderat e ilaceve Pipero Spitalet te mos i zvarrisin

Qendrat  spitalore të vendit duhet të lidhin kontratat për medikamentet në afatet e duhura kohore dhe të mos kërkojnë ndryshimin e ligjit të prokurimeve. Kjo është kërkesa e Ministrisë të Shëndetësisë, në dyert, e të cilës jo në pak raste drejtohen pacienë, që nuk gjejnë barna nëpër spitale. Drejtori i Politikave, në QSUT, Pëllumb Pipero thotë për As, se nuk ka justifikim, pasi ligji është shumë i mirë për kohën, vetëm se drejtuesit e spitaleve e zvaritin zbatimin e tij në kohë.

“Duhet rritur përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e autoriteteve apo institucioneve drejtuese dhe jo të shikojmë pse nuk furnizohen spitalet në kohë me ilaçe dhe është ligji i keq. Përkundrazi. Ligji është më i miri i mundshëm për kohën tonë. Është elektronik, transparent, i drejtpërdrejtë dhe i barabartë për të gjithë”-thotë Pipero.
 
  Pipero theskon se një përjashtim mund të bëhet vetëm për spitalet e mëdha, të cilat konsumojnë më shumë sasi barnash. Ndaj për to konatraktimi me kompanitë, që fitojnë tenderat për medikamente është menduar të zgjatet në kohë dhe pritet të shkojë nga 1 vit në 3 vjet.
 
“Qendrat e mëdha spitalore, siç janë spitalet universitare që mund të shikohet kontraktimi, por jo të ndryshohet ligji. Pra, nëse një operator farmaceutik fiton tenderin për një medikament kontraktimi të mos jetë më 6-mujor apo 1-vjeçar, por të jetë më i gjatë. Është propozuar të jetë 1-3 vjet që tenderi të mos bëhet disa herë dhe spitalet të furnizohen në vazhdimësi”-theksoi ai.
 
Zyrtarë e Ministrisë së Shëndetësisë nuk përjashtojnë rastet kur shumica e grosistëve nuk ofrojnë disa lloje barnash dhe për këtë arsye po punojnë për të gjetur mënyra të tjera zgjidhjesh. Ndaj vitet e fundit është vënë re se ka patur mungesë të disa medikameteve bazale, që konsiderohen të një cmimi të ulët.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›