E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu I, Braçe kundër ceremonisë mortore në Kuvend

Tiranë- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar dje në faqen e tij në Facebook kundër organizimit të ceremonisë mortore të Leka Zogut nga qeveria. Ai e ka cilësuar këtë si një histeri kundër republikës, dhe si një justifikim i kryeministrit Berisha për të legjitimuar sjelljen jo-demokratike të tij në krye të institucioneve.

Më tej ai është shprehur: Jozefina Topalli, ka lajmëruar se do të ofrojë sallën e Seancave Plenare për ceremoninë mortore të shtetasit Leka Zogu! (e ka marrë shtetësinë ky? Këta thonë jemi shtetas të Mbretërisë). Me çtë drejtë? Leka Zogu ka qenë ndonjëherë deputet? JO! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë ministër? JO! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë president? JO! Atëherë?- ka vijuar komentin e tij, në Facebook, Braçe.

Ai është thjesht një shtetas! Por, a e ka hapur ndonjëherë Jozefina Topalli Kuvendin për ceremoninë e ndonjë shtetasi? Jo! Asnjëherë!- tha Braçe.

Sipas tij, Leka Zogu ka qënë një mbret i vetshpallur, prandaj është i pallogjikshëm organizimi i një ceremonie mortore që nuk është parashikuar në protokoll.

Ne nuk kemi mbret. Ne kemi republikë- është shprehur Braçe në Facebook.  Me këtë deklaratë të tijen, Braçe u ka dhënë kështu përgjgjje pyetjeve që u ngritën mbi heshjen e Partisë Socialiste pas vdekjes së Zogut si dhe mungesës së një ngushëllimi zyrtar nga kjo e fundit.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›