Laç- Partia Demokratike mbetet pa seli
Laç- Partia Demokratike në qytetin e Lacit ka ngelur pa zyrë të sajën. Selia e PD-së ndodhej prej 13 vjetësh në ambientet e Pallatit të Kulturës të këtij qyteti, dhe mesohet se policia bashkiake ka nxjerrë jashtë të gjitha materialet nga këto zyra. Sipas burimeve zyrtare kjo zyrë është dhunuar 2 ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, deputetja e partisë demoikratike, Paulina Hoti, ka akuzuar drejtëpërsëdrejti kryetarin e Bashkisë Laç, për aktin e dhunimit të kësaj zyre. Sipas deputetës Hoti, Partia Demokratike do e ndjek ligjërisht këtë çështje.
Ajo ka shtuar se ne baze te ligjit 8580 dt 17. 02. 2000, pushteti lokal është drejtpërdrejtë përgjegjës për të pajisur me zyrë partitë e medha parlamentare, e në rastin konkret edhe PD-në.
Nga ana e tij drejtori i Pallatit të Kulturës, Artan Paja tha se Partia Demokratike ka 13 vite që nuk ka paguar asgjë për zënien e këtyre ambjentëve. Madje as energjinë elektrike. Ai shton se s’ka asnjë kontratë mes PD-së dhe Pallatit të Kulturës, apo mes PD-së dhe bashkisë së qytetit. Duke nënvizuar se ligji e ndalon vendosjen e selive të partive politike në ambjentet kulturore.
Shkrime të tjera me interes: