E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend- Ndryshimet në rregullore, mblidhet grupi i punës

Tiranë- Mbledhja e parë e grupit të punës për shqyrtimin e ndryshimeve në rregullloren e Kuvendit është hapur sot nga kryetarja e Jozefina Topalli. Ajo e ka vlerësuar rregulloren aktuale të Kuvendit si shumë të mirë, megjithatë në përputhje me rregulloren e Parlamentit Europian mund të bëhen edhe disa ndryshime.

Grupi i punës përbëhet nga 4 vetë, dy deputetë Jemi Gjana dhe Namik Dokle me eksperiencën më të gjatë në Kuvend, që janë bashkëdrejtues të grupit të punës, si dhe nga Viktor Gumi dhe ditmir Bushati, deputetë të PS-së- deklaroi Topalli.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së, Namik Dokle u shpreh se ndryshimi është i domosdoshëm, pasi jeta parlamentare të sugjeron ndryshime të reja.

Gjatë kësaj kohe kemi bërë dhe ndryshuar rregullore, por jeta parlamentare sugjeron ndryshime të tjera. Nga kjo pikëpamje domosdoshmëria e përmirësimit është evidente, ky do i japë impuls punës së grupit, por këtë nuk e konceptojmë si punë e 4 vetëve, por gjithë deputetëve, ekspertë të fushës, për të bërë dicka sa më të mirë- u shpreh Dokle. Më pas mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Praktika, rruga drejt punës më të mirë
  2. Pas votimit në Kuvend, Meksi lë mandatin e deputetës
  3. Grupi diplomatik “Mirë se erdhet në Tiranë”, viziton kryeqytetin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›