E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia e PS-së do të përzgjedhë kandidaturat e krerëve të rretheve



Eneida Jaçaj
Partia Socialiste po përgatit zgjedhjet në strukturat drejtuese të rretheve. Në selinë rozë ka mbërritur një listë e gjatë emrash pretendentë për postin e krerëve të rrethit. Kështu, Kryesia e Partisë Socialiste, e cila pritet të mblidhet brenda kësaj jave, do të përzgjedhë kandidaturat për 36 krerët e partisë në rrethe. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, procesi i përzgjedhjes së strukturave drejtuese të rretheve do të përmbyllet brenda këtij muaji.
Kandidaturat
Deputetët e Partisë Socialiste kanë shqyrtuar listat e kandidatëve, të ardhura nga rrethet e tyre. Zyrtarët e lartë socialistë, sipas qarqeve, kanë dhënë opinionin e tyre për të propozuarit që kërkojnë të bëhen kryetarë rrethesh. Ata kanë analizuar figurën e të gjithë kandidatëve, të cilët pretendojnë postin e kreut të një rrethi të caktuar. Në veçanti, zyrtarët e lartë socialistë kanë analizuar kontributet që ata kanë dhënë për partinë dhe angazhimin në bazën e Partisë Socialiste. Procesi i studimit të këtyre kandidaturave është kryer përpara se ata të kalojnë në votimin përfundimtar nga Kryesia e Partisë Socialiste.
Votimi
Krahas miratimit të propozimeve nga struktura drejtuese e selisë rozë, konkretisht Kryesia e Partisë Socialiste, që do të merret me propozimet e ardhura dhe do të bëjë përzgjedhjen, ka edhe një tjetër hallkë për përfundimin e këtij procesi.
Miratimi i 36 kryetarëve të rretheve do të bëhet me anë të një votimi të fshehtë nga anëtarësia socialiste. Me ndryshimet e reja statusore, krerët e rretheve marrin kompetenca më të gjera. Rrjedhimisht, sipas dokumentit themeltar të Partisë Socialiste, me zgjedhjen e tyre si kryetar rrethi, individi është automatikisht anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kjo do të sjellë që në Asamblenë Kombëtare të ketë 36 anëtarë të rinj dhe rinovimin në këtë parti me njerëz të ardhur nga vota e anëtarësisë. Me miratimin e drejtuesve socialistë të rretheve do të vijohet edhe me zgjerimin e asambleve socialiste të rretheve, që është organi më i lartë vendimmarrës i partisë në rreth.

STATUTI
Neni 19

Kryetari i Partisë i Rrethit
1. Kandidaturat për kryetar të partisë propozohen nga AS të njësive vendore të rrethit dhe miratohen nga Kryesia e PSSH.

2. Kryetari i partisë i rrethit zgjidhet me votim të fshehtë nga mbledhja e zgjeruar e AS të rrethit. Në përbërje të mbledhjes së zgjeruar të AS të rrethit bëjnë pjesë përfaqësuesit sipas pikës 2, neni 18 dhe kryetarët e OS të rrethit. Mbledhja e zgjeruar e AS të rrethit, si rregull, mblidhet një herë në 4 vjet.

3. Kryetari i Partisë së rrethit është anëtar i AK të PSSH.
4. Kryetari i Partisë i rrethit drejton e koordinon veprimtarinë politike, organizative dhe elektorale të AS të rrethit dhe ndjek veprimtarinë e përditshme të AS të njësive vendore të rrethit.

Berisha përcjell ambasadoren maqedonase pas përfundimit të detyrës së saj në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ambasadoren e Maqedonisë, Blagorodna Mingova – Krapiva me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Tiranë. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha e falënderoi ambasadoren për kontributin që ajo ka dhënë gjatë këtyre viteve në forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe zgjerimin e thellimin e bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të së mirës së ndërsjellë të dy popujve. Kryeministri Berisha vlerësoi se ambasadorja Mingova – Krapiva e përfundoi me sukses misionin e saj dhe largohet si një mike e madhe dhe e shquar e popullit shqiptar. Duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike midis dy qeverive dhe të dy vendeve, ambasadorja e Maqedonisë i shprehu kryeministrit Berisha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare gjatë këtyre katër viteve që ajo ndodhej në Tiranë. Ambasadorja vlerësoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe se ajo ka qenë dëshmitare e progresit galopant ////////////////////që vendit ka bërë në veçanti përsa u përket reformave të rëndësishme në të gjitha fushat dhe në veçanti anëtarësimit në NATO dhe progresin me shpejtësi të madhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, ambasadorja vlerësoi përkushtimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare në realizimin e këtyre reformave të rëndësishme, të cilat bënë të mundur këtë progres. Ambasadorja Mingova – Krapiva u shpreh se largohet nga Shqipëria me përshtypjet më të mira për ndjenjat e miqësisë dhe dashamirësisë që ajo ka përjetuar gjatë kësaj periudhe nga qytetarët shqiptarë si dhe me përshtypjet më të shkëlqyera për bashkëpunimin shumë të ngushtë, të hapur, të sinqertë e të suksesshëm me qeverinë shqiptare. Në takim u vlerësua fakti nga të dyja palët se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe miqësia ka njohur një intensifikim të shquar gjatë këtyre viteve, sidomos përsa u përket shkëmbimeve ekonomike tregtare dhe bashkëpunimit rajonal në veçanti të Kartës A3. Pas takimit, kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Xhufi dhe Milo sulmojnë qeverinë: Nuk ka minoritet serb Shqipëri

Pas pretendimeve të Shoqatës serbo-malazeze për sinjalistikën rrugore në gjuhën serbe, kategori, e cila jeton kryesisht në rrethinat e Shkodrës, reagojnë ashpër historianë e politikanë. Duke iu referuar fakteve e dokumenteve, Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo sqarojnë për një media se në Shqipëri kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka një minoritet serb. Ekspertët e historisë fajësojnë qeveritë e Tiranës e të Beogradit për manipulim, pasi, sipas tyre, minoriteti në Vrak të Shkodrës është popullsi malazeze. Por, si politikanë e ish-drejtues të diplomacisë shqiptare, Milo dhe Xhufi akuzojnë qeverinë e sotme se po përdor forma abuzive në dëm të vendit për të favorizuar Serbinë. Më i ashpër ka qenë mendimi i Xhufit, i cili akuzon ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë për tradhti kombëtare për interesa personale. Historianë e politikanë thonë se ky është skandali i radhës në kurriz të Shqipërisë. Pas Marrëveshjes me Greqinë për kufirin ujor, tashmë, thonë ata, po bëhen përpjekje për të krijuar minoritet serb, që nuk ka ekzistuar kurrë. Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo tregojnë se këto lëvizje të padrejta vijnë fill pas vizitës së ministrit Meta në Serbi dhe marrëdhënieve të reja të vendosura me këtë shtet. Megjithatë, ata kujtojnë se nuk duhet harruar apo anashkaluar edhe çështja e Kosovës ne raportet me Beogradin.

25 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›