E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendos kamionin në lundër, mbytet në Butrint shoferi

SARANDE- Një 42 vjeçar është mbytur në Butrint teksa ka tentuar të kaloje bashke me kamionin e tij me anë të një lundre drejt Greqisë

Drejtuesi i kamionit, ne kundershtim me urdhrin e rojeve ka imbarkuar në lundrën që shërben për kalimin e automjeteve të vogla, kamionin me ngarkese. Mjeti lundrues eshte fundosur pasi ishte ngarkesa ishte jashte kapacitetit te saj.

Ai ka tentuar te kaloje ne kanalin e Vivarit, pasi eshte rruga me e shkurter qe te çon në doganën e Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Kamioni që drejtohej nga Flamur Hasani, 42 vjeç, është batuar së bashku me lundrën dhe për shkak të rëndesës si pasojë është përmbytur në ujrat e kanalit të Vivarit.


"Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të imbarkohen në lundrën që lidh qytetin antik të Butrintit me krahun tjetër të zonës dhe drejtuesi i kamionit ka tentuar të imbarkohet forcërisht në të", thanë burime të policisë që ndodhen në vendngjarje.

Forcat e policisë janë duke punuar për normalizimin e situatës si dhe po orientojnë automjetet që të lëvizin nga rruga tjetër drejt Qafëbotës. Aktualisht pritet që të mbërrijnë dhe polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të drejtuesit të kamionit nga ujrat e kanalit të Vivarit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›