Kryesia e PS vendos per Nanon dhe konsultimet
Partia Socialiste pritet te mbledhe diten e sotme kryesine ku do te diskutoje per zgjedhjen e Presidentit dhe problemet qe kane te bejne me organizimin e brendshem. Burime nga PS-ja bejne te ditur se pjese e diskutimeve ne kryesi do te jete dhe procesi i zgjedhjes se kreut te shtetit. Gjithashtu, anetaret e kryesise se PS-se do te diskutojne dhe per kandidaturen e veteshpallur nga Fatos Nano dhe qendrimin e selise roze per mbeshtetjen ose jo te kandidimit te tij. Dy dite me pare, kreu i PS-se u dergoi nje leter publike te gjitha partive parlamentare, ku kerkonte zhvillimin e takimeve per gjetjen e konsensusit per kreun e ardhshem te shtetit. Ne letren e tij, Rama kerkonte takime me gjithe faktoret politike per gjetjen e nje kandidature qe te ishte e pranueshme nga te gjitha palet. Gjithashtu, kryesia e socialisteve do te kete ne rend edhe miratimin e dates se mbajtjes se Kongresit te FRESSH, nga ku do te dale edhe kryetari i ri. Nga 5 maj deri me 5 qershor do te zhvillohet fushata e zgjedhjeve te FRESSH ne gjithe qarqet e vendit.