E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet monedha europiane, dobesohet monedha vendase

Monedha vendase, Leku, ka pesuar nje renie te dukshme ne tregun e brendshem valutor, si pasoje ne fakt, e forcimit te monedhes evropiane, Euro. Kjo e fundit, po njeh nje forcim te vazhdueshem, ndersa je ka arritur kursin e kembimit zyrtar prej 140.33 lekesh. Kurse dollari amerikan ka vijuar te kembehet ne te njejtat vlera keto dy javet e fundit. Konkretisht, sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise, dollari amerikan eshte tregtuar ne ditet e fundit me 106.10 leke. Sipas eksperteve, forcimi i euros eshte pasoje jo vetem e reflektimit te bursave nderkombetare, por edhe per shkak te renies se dergesave te emigranteve dhe rritjes se kerkeses per monedhen europiane ne tregun shqiptar. Nderkaq, tregu i bonove te thesarit u shfaq i qendrueshem edhe ne ankandin e fundit, ndersa bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me nje norme te ponderuar interesi prej 7.35%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›