PS: Duhen me shume mundesi punesimi per te rinjte
Ne diten nderkombetare te punetoreve, Partia Socialiste ka zhvilluar ne qytetin e Durresit nje tryeze me te rinjte, ku eshte diskutuar per ceshtjet e punesimit. Te pranishem ne kete takim kane qene Sekretari per Emigracionin dhe Rinine, Erion Veliaj, anetari i Asamblese Kombetare, Arber Mazniku, dhe kreu i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Te pranishmit ne takim kane theksuar faktin se qeverisja duhet te kujdeset jo vetem per arsimimin, por edhe punesimin e te rinjve. Sekretari i PS-se, Veliaj, u shpreh se niveli i larte i papunesise ka prekur vecanerisht te rinjte, te cilet nuk gjejne mundesi per te vene ne zbatim njohurite e tyre. Te pranishmit ne takim u ndalen dhe ne rendesine qe Partia Socialiste i ka kushtuar ne programin e saj hapjen e vendeve te reja te punes. Ata kane theksuar se premtimi i PS-se bazohet ne thithjen e investimeve ne ekonomi dhe ne uljen e taksave, duke u krijuar mundesine bizneseve qe te zgjerojne numrin e punonjesve dhe aktivitetet e tyre. Nga ana tjeter, ata i kane cilesuar politikat e ndjekura deri me sot nga mazhoranca si demoralizuese per te rinjte dhe per gjithe qytetaret.