E Diel, 1 Nëntor 2026

Ato cka ofron Shqiperia Nga Edmond Haxhinasto

Shqiperia, te cilen ju e perfaqesoni me nder dhe me dinjitet, sot ka hyre ne vitin shekullor te nje historie te veshtire, me shume sfida por edhe me shume suksese kombetare. Sot, Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe ecen cdo dite ne rrugen drejt BE-se. Shqiptaret sot jane me shume se kurre faktore dhe partnere te atyre kombeve qe kontribuojne per paqen dhe per prosperitetin. Sot ata udhetojne lirshem ne hapesiren e perbashket evropiane, hapesire se ciles i kane perkitur historikisht. Njezet vjet pas ndryshimeve demokratike, Shqiperia eshte nje vend i lire me nje reputacion dhe respekt nderkombetar ne rritje, me nje shoqeri te hapur, me ekonomi qe rritet ne menyre te vazhdueshme, qe zbulon perpara botes cdo dite e me shume trashegimine e saj te vecante historike dhe kulturore. Shqiperia eshte nje vend qe ofron miqesi per te gjithe popujt e rajonit tone, por edhe me gjere, duke u shnderruar, ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti. Duke cmuar rolin dhe punen e kryer nga gjithsecili prej jush ne vendet ku jetoni si dhe duke ju konsideruar si nje pjese perberese te Trupit Diplomatik kudo ne bote, do t`ju ftoja qe ne te bashkepunojme me tej per te arritur disa objektiva te perbashketa. Se pari, t`i tregojme botes realitetin e ri shqiptar, Shqiperine dhe progresin e saj te gjithanshem. Imazhi nderkombetar i Shqiperise dhe shqiptareve ka te beje me njohjen me te mire te vlerave te natyres, te shpirtit, te trashegimise kulturore, te pasurive materiale dhe jomateriale te vendit, te tolerances tone etnike e fetare, te mikpritjes dhe zemergjeresise, te misheruara ne jeten dhe ne vepren e personaliteteve te spikatura shqiptare te letrave, te artit, te shkences dhe te humanizmit. Ndihma juaj ne kete drejtim do te jete e pacmuar. Se dyti, te bashkepunojme me ngushte per te promovuar potencialet e bashkepunimit, kryesisht ato ekonomike e tregtare me vendet tuaja amtare.

Promovimi i potencialeve ekonomike te vendit eshte gjithashtu nje pjese e rendesishme e objektivave tona te perbashketa. Njohja e ketyre potencialeve, si dhe prezantimi tek partneret e interesuar, duhet te vije nepermjet nje bashkepunimi te ngushte me perfaqesite tona diplomatike, por edhe drejtperdrejte me te gjitha institucionet shqiptare, me ministrite apo dhe me agjencite e specializuara per kete qellim. Arritjet e derisotme deshmojne se Shqiperia ka nje ekonomi qe premton per me shume. Ka nje rritje te GDP-se perkundrejt nje recesioni ne shkalle globale, rritje e cila mund te konsiderohet shume pozitive. Sot kemi nje treg te hapur dhe funksional i konceptuar dhe i ngritur mbi bazen e standardeve evropiane, ka nje klime miqesore biznesi, e cila inkurajon dhe favorizon investime e huaja, gje qe garanton gjithashtu konkurrence te lire dhe te ndershme. Organizimi i veprimtarive me perfaqesues te botes te ekonomise dhe te financave ne vendet ku ju jetoni, per njohjen dhe prezantimin e ketyre vlerave e potencialeve te ekonomise shqiptare eshte nje kontribut shume i rendesishem i perbashket midis nesh. Ne kete perpjekje ju do te keni mbeshtetjen tone por edhe te strukturave te tjera te shtetit shqiptar dhe te qeverise shqiptare. Te dashur miq, ju jeni nje ndihme e madhe per ne, per Shqiperine e per shqiptaret edhe per arritjen e disa objektivave te tjera madhore qe ne kemi ne politiken e jashtme ne pergjithesi, si edhe ne secilin nga vendet tuaja amtare ne vecanti. Nje perkujdesje me e madhe ndaj komunitetit dhe diaspores shqiptare ne vendet ku ju jetoni eshte objektivi yni madhor, integrimi i tyre ne shoqerite tuaja eshte gjithashtu nje objektiv tjeter madhor. Po keshtu ne deshirojme qe pervec integrimit te tyre te mbajme te ndezur edhe dashurine e ketyre komuniteteve, te kesaj diaspore per dheun ame, per kulturen dhe gjuhen e bukur shqipe. Nje sfide e madhe e jona eshte gjithashtu te ndihmojme shtetin e ri te Kosoves, te njihet nderkombetarisht si nje faktor i rendesishem i paqes dhe stabilitetit ne Ballkan. Prandaj, jam i sigurt se ju do angazhoheni dhe do te na ndihmoni edhe per kete objektiv madhor.

* Fjala e zv/kryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme ne takimin me konsujt e nderit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›