E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesimi, Dinamo nuk dorezohet

Beteja per vendin e pare do te rikthehet neser me tre ndeshje interesante, ne Kategorine Superiore. Dinamo do te prese Elbasanin e Faruk Sejdinit, ne Tirane me synimin e vetem qe te rikthehet tek fitorja, pas humbjes qe pesoi nje jave me pare ne Vlore. Per "Xhaxhin" qe drejton Elbasanin, objektivi eshte "shuar", pas rezultateve zhgenjyese dhe eliminimit nga Kupa e Shqiperise. Sipas Muces, Dinamo eshte veten kater pike larg vendit te pare dhe ekipi i drejtuar prej tij, jo vetem qe do te luaje per te mbrojtur titullin, por edhe qe te fitoje te drejten e mohuar, pas penalizmit ne kupe. "Dinamo eshte kualifikuar ne kupe dhe ne presim qe Apeli, te anuloje vendimin e disiplines, qe kualifikoi Vllaznine", - thekson Muca. "Jane bere shume shkelje dhe eshte krijuar nje situate e paqarte. Dinamo ka ecur me merite te plote deri ketu, dhe do te luaje per ta mbyllur sezonin me sukses, pasi kontingjenti i ekipi tone e ka vertetuar se eshte i afte, ne permbushje te objektivit, deklaroi Shkelqim Muca. Dinamo kete jave synon qe te mos shkeputet me teper me dy ekipet kryesuese. Fatjon Sefa do te mungoje ne ndeshjen e radhes, ndersa Tirana e Agustin Koles, do te prese gjithashtu ne kryeqytet ekipin e Apolonise. Pa sulmuesin kryesor, Migen Memelli, qe eshte thirrur edhe me ekipin tone kombetar, Tirana do te perpiqet, qe te marre maksimumin e pikeve, si alternativen e vetme, per te mbrojtur vendin e pare. Bardheblute barazuan me Bylsin nje jave me pare dhe do ta mbrojne kreun, vetem ne rast se fitojne ndeshjen me ekipin e Apolonise. Fieraket u munden nje jave me pare ne Fier, nga Vllaznia, rivale e Tiranes dhe pretendente per t'u shpallur kampione ne Shqiperi. Shkodranet do te presin dy dite me vone ne Shkoder, ekipin e Flamurtarit, per te shenuar fitoren e dyte radhazi. Pas dhurates se FSHF-se, qe kualifikoi ne kupe Vllznine, duke hequr Dinamon, ne fakt u zbatua nje nen i rregullores qe pretendohet se eshte shkelur nga blute, (nuk njihej nga klubet), atmosfera ne Shkoder eshte teper optimiste, per te fituar edhe titullin kampion. Dervish Haxhiosmanovic e ka kthyer ekipin ne rrugen e duhur, drejt synimit final. Java e XXV-te pritet te jete interesante, madje edhe ne fund te klasifikimit. Lushnja dhe Bylisi duhet te diskutojne mes tyre, se cila skuader do te pretendoje ne fund qendrimin mes me te mirave. Lushnja do te shfrytezoje faktorin fushe, per t'i treguar qe tani rrugen e renies ne nje kategori me poshte, ekipit ballshiot. Ne te kundert, ne rast deshtimi, lushnjaret qe fituan nje jave me pare ne Durres, do te kene pak shanse per te mbijetuar ne Kategorine Superiore.

Kategoria Superiore

Java e XXV, (21 mars, ora 15.30)

Ndeshjet (Gjyqtare)

Tirana-Apolonia (L. Jemini)

Vllaznia-Flamurtari (E. Jorgji)

Dinamo-Elbasani (K. Meta)

Shkumbini-Partizani (A. Lulaj)

Besa-Teuta (E. Peza)

Lushnja-Bylis (R. Sadiku)

Lojtare te pezulluar

Shkumbini

Deliovski

Besa

Herby Fortunat

Flamurtari

Roberto Alviz

Bylis

Klevis Dalipi

Polizoi Arberi

Tirana

Tefik Osmani

Migen Memelli

Dinamo

Fatjon Sefa


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›