E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpulin e frikeson Barcelona

Ekipet e kualifikuara ne Champions, do te mesojne neser kundershtaret e tyre. Lojtari i krahut tek Liverpuli, Albert Riera u shpreh se para shortit, deshironte qe te shmanget nje perballje me ekipin qe kryeson kampionatin spanjoll, Barcelonen. Ish mesfushori i Espanjolit dhe Majorkes, ishte pezulluar ne dy ndeshjet e kaluara ndaj Realit te Madridit. "Shume njerez mendonin se ne ishim te vdekur dhe Reali kishte ekipin me te mire ne bote", - shprehet Riera. "Ne dhjete ndeshjet e fundit ata kishin fituar tete ose nente ndeshje dhe po luanin shume mire. Por ne dy ndeshje, Liverpuli luajti me mire, u tregua me i zgjuar, duke fituar ne fund, me rezultatin e pergjithshem 5-0. Ne te tilla perballje, nuk ka asnjehere favorite", - shprehet Reira. Megjithate, pavaresisht fitores madheshtore, e cila e konfirmoi Liverpulin si nje skuader pretendentet per te fituar Champions, Reira thekson se me tej ekipi i tij nuk do te preferonte qe te perballej vetem me nje skuader, Barcelonen. "Barcelona, kete vit eshte e jashtezakonshme", - thekson ai. "Ata luajne mire dhe shenojne shume gola. Njerezit parashikojne se ndaj cdo kundershtari, Barcelona eshte ne gjendje te fitoje 4-0 ose 5-0. Jemi te ndergjegjshem, se per te shkuar me larg, duhet qe te mos perballemi me kete kundershtar", - shprehet ai. Pas nje periudhe te veshtire qe kaloi tek Mancester Siti, ne vitin 2006, Reira pranon se ne Angli, lojtaret jane me te pergatitur fizikisht, krahasuar me kampionatin spanjoll, qe mendohet te jete kampionati qe po rivalizon aktualisht anglezet. "Nuk me pelqen te them se Liga ne Spanje, apo Liga ne Angli, jane me te mira, se ndonje Lige tjeter. Madje edhe dy Ligat ne fjale, qe kane korrur me teper suksese ne arenen nderkombetare, jane te ndryshme nga njera-tjetra", - thote Reina. "Lojtaret spanjolle, ne pergjithesi, nuk jane aq agresive sa lojtaret angleze. Duhet te jesh me i pergatitur nga ana fizike ne Angli. Ne Spanje, pergatitja fizike, nuk ka aq prioritet sa ne Angli."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›