E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ne zgjedhje fiton vizioni per Shqiperine evropiane"

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe Kryeministri i Kosoves ne pervjetorin Lidhjes se Prizreni kane qene se mbremjen vone te dy diteve me pare sebashku ne Prizren. Pas nje takimi miqesor mes dy lidereve, Kryeministri Thaci, deklaroi se ka bashkepunuar me te gjithe lidershipin ne Tirane. "Falenderoj te gjithe per mbeshtetjen e madhe qe i kane dhene Kosoves. Une cmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet per te ardhmen prandaj ky eshte nje komunikim edhe ndershteteror, eshte komunikim edhe i vizionit per ndryshim", u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar. Ai sqaroi se do te kete komunikim me te gjithe, ndersa ne Shqiperi vendos vete populli shqiptar, kush do jete kryeminister, kush do te fitoje zgjedhjet, me siguri do te fitoje vizioni per te ardhmen, vizioni per Shqiperine evropiane. Ndersa kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh se ishte kenaqesi qe u takuan ne nje moment qe eshte nje dite e shenuar per historine tone te perbashket. "Jam shume i shtytur se brendshmi, te perseris, se ne rast se dhjete vjet me pare ishim ne piken e nje kthese historike, qe shenoi fillimin e fundit te skllaverise se Kosoves dhe hapjen e rruges se lirise, pas dhjete vjetesh do te jemi ne te njejtin qiell, ne te njejtin flamur, ne Bashkimin Evropian", theksoi kryesocialisti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›