E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Vendi ka nevoje per lider te provuar, jo persona qe s'rrezikojne

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne vijim te turit te tij elektoral ne kryeqytet, deklaroi se vendi ka nevoje per nje lidership te provuar, sepse po kalon nje situate krize ekonomike, e cila mund te thellohet edhe me tej. "Une jam i bindur se Tirana dhe e gjithe Shqiperia, do te votoje per LSI dhe Ilir Meten, sepse nuk mund t'i zgjidhin hallet dhe shqetesimet e shqiptareve te thjeshte politikane qe jane mesuar vetem te fitojne nga politika", deklaroi ish-kryeministri. Por qe sipas tij nuk sakrifikojne dot, nuk rrezikojne dot. Pasi, sic tha ai, nuk besojne ne radhe te pare tek sakrifica qe kerkon politika ne sherbim te njerezve dhe tek sakrifica qe kerkon politika per te qene nje mision jo per te qene thjeshte nje instrument per pasurimin e nje kaste qe nuk do t'ia dije per voten e qytetareve. Duke iu referuar keshtu ish-aleatit te tij, kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili kandidon per postin e kryeministrit nga koalicioni "Bashkimi per ndryshim", por qe nuk figuron ne listat e kandidateve per deputete. Ndersa ne, theksoi Meta, do te realizojme te gjitha ato politika te cilat e kthejne ekonomine tone nga nje ekonomi konsumatore ne nje ekonomi prodhuese, ne nje ekonomi konkurruese, ne nje ekonomi qe puneson shqiptaret dhe u krijon mundesi qe te mbajne familjet e tyre dhe t'i rrisin femijet e tyre me dinjitet. Gjate takimeve me mbeshtetes ne kryeqytet, Meta siguroi dhe njehere se 28 Qershori eshte dita qe jo vetem do te largoje nga pushteti Sali Berishen, por 28 Qershori eshte nje dite shume e rendesishme. "Sepse do te sjellim ne pushtet nje mazhorance te re progresiste dhe te majte, suksesin e se ciles do e garantoje LSI si forca me koherente dhe me e qarte per te zgjidhur problemet me te medha qe ka vendi", siguroi lideri i LSI, Ilir Meta.

Ish-kryeministri: Pse qytetaret do te votojne LSI-ne

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, tha dje se ne 28 Qershor shqiptaret do te votojne per LSI se e kuptojne qe vetem kjo force politike mund t'i nxjerre nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi te gjitha nga kriza e besimit qe ofrojne alternativat e vjetra, me ne krye alternativen me te vjeter qe perfaqeson vetem kryeministri ne largim Sali Berisha. "Shqiptaret do te votojne per LSI se kerkesa me e madhe e shqiptareve sot eshte per te punuar dhe programin me te mire per punesimin e ka LSI", deklaroi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›