E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama përdor sëmundjen e djalit për fushatë

Paniku po e çon Edvinin drejt degradimit politik e moral. Duke shkelur çdo kod e zakon shqiptari, ai ka urdhëruar të botohet me urgjencë ditari i të birit, ku të tregohet beteja e tij me kancerin, por edhe se sa pranë i ka qendruar i ati. Pasi përdhosi imazhin e familjes shqiptare me mohimin e atësisë në sallën e gjyqit, por edhe me refuzimin për t’i paguar pensionin ushqimor për një dekadë, Edvini po i keqpërdor të afërmit e atij në mënyrën më ekstreme, për shkak se ka humbur shpresat se do të mund ta shpëtojë veten, me 28 qershor


Ky është kulmi. Edi Rama ka urdhëruar vrasësit e tij publicistikë që të shpejtojnë botimin e shënimeve të të birit (në formë ditari), gjatë muajve të vështirë kur ai luftonte me kancerin. Dëshpërimi i njeriut që i ka mbetur në derë Partisë Socialiste nuk njeh kufi dhe konfirmimi i humbjes së thellë po e çon atë në përdorimin e mjeteve finale, për të riparuar sadopak katastrofën elektorale.


Nuk bëhet fjalë më për kufij morali. Njeriu që cilësohet prej të gjithëve si anti-prind, anti-baba e anti-familje tashmë po kërkon të mbledhë vota edhe në ato fusha që dikur ishin sinore që as nuk i shkelte. Tashmë atij i duhet për fushatë edhe sëmundja e të birit, edhe dhimbjet e brengat e tij, gjatë atyre muajve shumë të vështirë.


Por të gjithëve u kujtohet se si Edvini as nuk e çau kokën kur e prishi familjen në fillim të vitit ’90, pasi kishte zbuluar pasione të reja, të cilat i pengonte ekzistenca e një familjeje dhe e një gruaje. Ai përdhosi krejt imazhin e familjes shqiptare, kur në sallën e gjyqit u tregua i dezinteresuar për të, duke lënë të kuptohej se edhe djalin nuk e njihte si të tillë. Më tej, pastaj erdhën historitë e trishta, kur Edvini, pa një adresë të saktë në Perëndim, e ku s’dihej se poshtë cilës urë të Senës kishte gjetur strehim të përkohshëm, refuzonte të paguante pensionin ushqimor, për djalin që gjykata dhe institucionet shqiptare e kishin konfirmuar si të tijin. Në disa shkrime gazetash, por edhe në dokumente gjyqësore, konfirmohet tëhuajësimi i Edvinit nga i biri deri aty nga viti 1998, kur tashmë i thirrur nga “ekzili” anarkist prej Fatos Nanos s’e kishte problem që të merrte përsipër disa detyrime “ushqimore” ndaj të birit.


Por bash në momentet më të vështira elektorale, kur ai ndjen se po i rrëshqet toka nën këmbë e se aferat e pista po dalin në dritë, ai kërkon ndihmën e pamerituar të të birit. Të gjithë e kujtojnë shfaqjen e tij me të birin (ende të mitur) tek kutitë e votimit, ndërsa ai po merrte mandatin e parë të kryebashkiakut, por pa dhënë shpjegime se pse e kishte refuzuar deri atëhere.


Të mos ndalemi pastaj tek sjellja e padenjë e tij me nënën e tij, ish-bashkëshorten dhe yllin e kinemasë shqiptare të viteve ’80, Matilda Makoçi, apo më pas edhe me partneren tjetër të tij, shougirl-in, R.Magjistari. por, nga dëshpërimi, vijnë edhe arteficet më imorale. Kështu erdhën intervistat e trukuara të prindërve Makoçi e tashmë edhe sëmundja e të birit. Beteja e tij shumëmujore me tumorin tashmë do të marrë rolin e një mitingu politik. Njerëzit e Endri Fugës po bëjnë gjithçka që libri të dalë sa më shpejt në qarkullim, ku shqiptarët ta marrin vesh se sa shumë ishte shqetësuar Edvini për të birin, se si nuk e zinte gjumi i natës edhe kur ai për vete ishte në vizita mjekësore në Austri apo Itali, apo edhe kur po merrej për të bërë zap disa segmente të Partisë Socialiste. Botimi i ditarit të të birit të Edvinit është gjetja më e turpshme e kësaj fushate elektorale, është keqpërdorimi i mbramë dhe më i zi që Edvini i bën familjes dhe të afërmve të tij, por është si përfundim edhe treguesi final se tashmë në plevicën e PS-së e ka marrë ferra uratën, që pushtetin aty e ka marrë paniku dhe se sipas parimit “të shpëtojmë çtë shpëtojmë”, gjëja që po kërkohet të shpëtohet është ajo që s’shpëtohet dot: Edi Rama prind, Edi Rama baba, Edi Rama burrë, Edi Rama familjar dhe Edi Rama, shqiptar shembullor.


Janë cilësi që atij s’ia njeh as e ëma, as gratë pranë tij, as i biri (edhe pse në ditar është dhënë urdhër që të dalë ashtu), jo më t’ia njohin shqiptarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›