E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesueset, "xing" dyshimesh pas Kerrabes

Jeton Selimi

Nuk kane ditur te perfitojne nga njera-tjetra as Dinamo e as Partizani, qe jane ndalur ne dy barazime te bardha ne transfertat e Elbasanit dhe Peqinit. Blute jane ndeshur me Shkumbinin, ndersa te kuqte kane qene mysafire ne "Ruzhdi Bizhuta", ku nuk kane bindur. Kjo pasi edhe trajneri Hasan Lika kishte hedhur ne fushe nje formacion eksperimental. Por, sikurse cdo jave, edhe kesaj here shume fjale kane mbushur funajven e futbollit. Kane qene te shumte ata qe jane befasuar nga kater rezultate 0-0, ne ndeshje ku piket jane shnderruar ne nje problem jetik, aq me teper kur shikon sesi Partizani ashtu edhe Dinamo, nuk duan te rrezikojne, duke i lene hesapet per ne Tirane.

Dinamo-Shkumbini 0-0

Nuk ka pasur shume per te regjistruar nga nje takim i luajtur kryesisht ne mesin e fushes. Te dyja ekipet nuk kane rrezikuar thuajse fare, madje, edhe pse pritej me shume nga Dinamo, blute nuk kane bere ate qe duhet per te marre tre piket, edhe pse luanin ne nje fushe ku te fitosh, shpesh cilesohet si "mision i pamundur". Shkumbini nuk ka dashur te humbase dhe ka qene me shume i orientuar nga mbrojtja, pasi disfata do te sillte largimin e presidentit Xhavit Ismaili, gje qe u deklarua nga vete kreu i peqinasve, nje jave me pare. Pare keto rrethana, duket se barazimi ishte rezultati me i drejte per te dyja ekipet, ndaj asnjera nuk ka rrezikuar, pasi humbja do te sillte vertet tragjedi ne te dyja kampet. Dinamo, javen e ardhshme do te prese Elbasanin dhe kesaj here do ta kete me te lehte te fuse ne xhep tre piket dhe do te shpresoje qe Tirana te ndale marshimin e Partizanit drejt titullit kampion.

Elbasani-Partizani 0-0

Duhej te ishte nje fitore e kuqe, te pakten nga deklaratat e bera nga skuadra e Partizanit para ndeshjes, por ajo qe tifozet kryeqytetas kane pare dje ne "Ruzhdi Bizhuta" nje ekip aspak te ngjashem me Partizanin e ketij sezoni. Te ngathet dhe plot frike, djemte e Likes nuk kane bere qofte as sforcon minimale per te fituar. Mos te shtojme ketu edhe zgjedhjet e trajnerit, qe ka preferuar ta lere ne stol sulmuesin Arber Abilaliaj dhe te spostoje ne vend te tij Paulin Dhembin! Nga ana tjeter, per trajnerin Alimehmeti, barazimi me nje nga ekipet qe pretendon titullin, nuk mund te quhet rezultat i keq, pasi i mban verdheblute ne valle per vendin e trete, qe perkthehet Kupe Intertoto. Ai qe ka humbur me shume ka qene pikerisht Partizani, i cili nuk ka arritur te perfitoje nga frenimi i Dinamos, duke e lene kreun edhe njehere ne "status-quo"-ne e meparshme. Skuadra e kuqe do te luaje javen e ardhshme kunder Tiranes ne derbin elektrizues te kryeqytetit. Kesaj here do te jete shume me e veshtire dhe fitorja 4-1 e nje faze me pare duket larg. Tirana po kalon nje moment te mire, ndaj per skuadren e Likes parashikohen telashe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›