E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ndizet kuq e blu per NATO

Nje Tirane e mbuluar kuq e blu. Flamuri shqiptar por edhe ai i NATO-s mbulonte cdo institucion te rendesishem ne kryeqytet, cdo peme te bulevardit "Deshmoret e Kombit". Nje sere aktivitetesh te organizuara nga Bashkia e Tiranes, dhe mijera njerez qe i jane pergjigjur pozitivisht kesaj feste, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Nje vend, nje popull, nje enderr" eshte quajtur festa e organizuar ne mes te bulevardit kryesor te Tiranes. E ndrysa nga qendra deri tek ura e madhe e Lanes, bulevardi ishte i mbushur plot me njerez te cilet kerkonin ti bashkoheshin festes se bashkise ku shume kengetare merrnin pjese ne nje koncert. Ndersa pjesa tjeter e mbetur e bulevardit deri tek Universiteti i Tiranes, ishte ne pergatitje e siper per koncertet dhe aktivitetet e tjera qe do te zhvillohen gjate dites se sotme. Skena, panele dhe shume pergatitje u kryen gjate pasdites dhe nates se djeshme per te pritur aktivitete madheshtore te dites se sotme. Nder me te rendesishmit eshte koncerti qe zhvillohet sot ku te ftuar speciale jane grupi me fame boterore "U40".

Atmosfera

Nje atmosfere vertet e ndezur ka qene gjate pasdites se djeshme ne kryeqytet, qindra qytetare jane drejtuar koncertit me kengetare te njohur nga Shqiperia dhe Kosova. Kurse ne "Parkun Rinia" nje karaoke eshte zhvilluar per te gjithe ata qe kane dashur te provojne kengen ne kete dite kur flamuri Shqiptar u bashkohet flamujve te tjere te vendeve qe bejne pjese ne NATO. Shume qytetare nuk kane mundur ta fshehin gezimin e tyre per kete dite. Foto, buzeqeshje, perqafime kane shkembyer mes njeri-tjetrit kryeqytetasit duke pershendetur anetaresimin e vendit te tyre ne NATO. "Kjo eshte nje dite historike per gjithe shqiptaret. Kemi me shume se 18 vjet qe po luftojme per kete dite, dhe 4 prilli do te mbahet mend nga ne brezat e vjeter, por edhe nga brezat e rinj qe munden te shijojne kete dite" eshte shprehur Agim Lekaj, qytetar i Tiranes. Te gjithe kane degjuar koncertin ku kane marre pjese kengetare te njohur te skenes si Stine, Produkt 28, Mariza Ikonomi, Julka e shume artiste te tjere. Te ftuar speciale te koncertit kane qene grupi muzikor "West Side Family" me nje recital te perzgjedhur nga kenget e tyre te suksesshme. E ndersa ky grup ka perfunduar se kenduari, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ka hipur ne tribunen e ngritur ne bulevardin e Tiranes per te pershendetur anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Aktivitetet

"Nje vend, nje popull, nje enderr" ka qene koncerti i organizuar nga Bashkia e Tiranes, prane Galerise se Arteve, femijet kane gjetur nje skene te ndertuar vetem per ta. Ndersa prane parkut "Rinia", nje karaoke, u be skena zbuluese e "talenteve te reja".

Ndersa gjate dites se sotme qeveria ka planifikuar nje program me te shtrire ne kohe, i cili nis qe nga aeroporti "Nene Tereza". Rreth ores 12:15 minuta pritet te mberrije "Charteri" qeveritar qe do te sjelle delegacionin zyrtar nga Strasburgu. Mesohet se do te jete i gjithe kabineti qeveritar ne aeroport, kreret e grupeve parlamentare, por dhe deputete te Kuvendit te Shqiperise. Avioni qeveritar do te pritet me te gjitha detajet e protokollit zyrtar, qe nga tapeti i kuq e deri te banda e ushtrise, qe do te jete e vendosur ne pisten e aeroportit. Pas zbritjes se delegacionit, do te kete nje deklarate te kryeministrit Berisha e me pas eskorta me delegacionin do t'i drejtohet kryeqytetit. Mesohet se karvanit te gjate te makinave te delegacionit qeveritar do t'i bashkohen edhe banore te Kasharit, te cilet do te udhetojne drejt Tiranes, ndersa ne kryqezimin e "Zogut te Zi", pritet qe kryeministri te pershendese qytetaret qe do te kene mbushur kete shesh. Rreth shatervanit te "Zogut te Zi" jane vendosur flamujt e 28 vendeve anetare te NATO-s. Me tej kryeministri Berisha do te mbledhe qeverine ne nje takim informal per t'iu drejtuar me pas sheshit "Nene Tereza", ku do te takohet me nje grup te rinjsh. Nga aty te gjithe do t'i drejtohen sheshit "Skenderbej", ku ne oren 19:00 kryeministri do te mbaje nje fjalim per anetaresimin ne NATO. Pas fjalimit do te kete nje koncert te madh me kengetare nga te gjitha trevat shqiptare. Jonida Maliqi, Redon Makashi, Aleksander Gjoka, grupi "Kthjellu" dhe "Elita 5" do te jene vetem nisja e koncertit, i cili do te kulmoje me grupin anglez "UB 40", qe do mbaje peshen e koncertit. Ne fund fishekzjarret qe do zbardhin qiellin e Tiranes do te mbyllin naten festive te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›