E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket nga "njerez te Humbur" pas 16 vjetesh

Nata e se premtes mbrema do te shenonte gjetjen e radhes. Kete ua ka mundesuar vetem emisioni i Tv Klan, "Njerez te Humbur" nen drejtimin e Aida Shtinos. Historia e Mahir Neziri i humbur prej shtatorit te vitit 1993 ne drejtim te paditur, do te prezantohej per tre jave radhazi ne valet e televizionit Klan me shpresen se informacionet do te ndihmonin ne gjetjen e tij per hir te tre femijeve dhe gruas te cilet per 16 nuk kane reshtur se kerkuari. Ne studion e emisionit do te qendronin te ulur motra dhe vellai i tij me syte te drejtuar nga receptoret e telefonave duke menduar se ne nje nga telefonatat e shumta njeri do te ishte vete Mahiri.

Per here te pare Mahiri eshte larguar jashte vendlindjes ne fillim te viteve 1980, per rreth 6 vite ai nuk ka kontaktuar me familjen derisa keta te fundit arriten ta gjenin ne ishullin e Kretes. Ne vitet 1987 ai martohet me Xhemavien dhe pati tre femije, dy vajza dhe nje djale. Ne vitin 1992 ai largohet nga Tetova ne drejtim te Kosoves dhe me pas kalon ne Novi Pazar ne Serbi. Mesohet se ne shtator te vitit 1993 ai ka tentuar te largohet nga Serbia ne drejtim te Italise por nuk dihet se a ka mberritur apo jo. Perpara 5 vitesh familja merr vesh nga nje banor i zones se Mahiri eshte pare ne Belgjike. Gazetaret filluan kerkimet ne disa vende te ndryshme. Duke qene se fillimisht u hamendesua se Mahiri mbase kishte kaluar perseri ne drejtim te Greqise kerkimet u perqendruan ne zonen e ishullit te Kretes por asgje nuk rezultoi e vertete. Ne Kosove por edhe ne Serbi gjurmet e tij ishin shume te vjetra qe prej vitit 1992 dhe me mbrapa asgje. Verifikimet ne Belgjike dhe ne kampin "Petit Chateau" prape nuk dhane nje rezultat pozitiv. Nje telefonate nga nje teleshikues ne Angli ktheu vemendjen ne zonen e Croydon-it ku thuhej se nje person me emrin Xhevat Neziri, ishte ai qe kerkohej ne "Njerez te humbur". Megjithese pati nje moment hezitimi, pas shume perpjekjesh, personi ne fjale ka pranuar se ishte Mahir Neziri. Ka qene surpriza me e bukur e 16 viteve te fundit per familjaret e tij, teksa nje pjese e gjendur ne studion e emisionit dhe pjesa tjeter perpara ekranit te televizorit ne Maqedoni kane arritur te shohin direkt ne nje lidhje nga Londra, personin e tyre te dashur. E motra dhe kusheriri i Mahirit kane mundur te flasin per disa minuta gjate emisionit ndersa momente me vone Mahiri ka telefonuar bashkeshorten dhe femijet ne Tetove. Te gjitha ato vite harrese e largesie jane ngushtuar e fshire ne pak minuta dhe zemra e familjareve eshte ngrohur me shume teksa kane marre vesh se bashkatdhetare te shumte ne Angli kane menduar qe t'i mundesojne Mahirit nje bilete udhetimi per ne Maqedoni ne menyre qe te perqafoje nga afer familjen e tij. Aida Shtino, mbyll keshtu me sukses nje tjeter histori te dhimbshme ne kapitullin e "Njerez te humbur" per t'ua lene radhen rasteve te tjera te shumta.

Bernard Pecnikaj

LEFTER LUSHI

E fshehta pas nje ceremonie dasme

Nje histori sa e zakonshme dhe aq e ngaterruar do te perbente boshtin kryesor te zhvillimeve te emisionit te premten ne "Njerez te Humbur". Qe prej 7 korrik te vitit 2000 familja Lushi jeton me ankthin dhe dyshimin per ate qe mund ti kete ngjare djalit te tyre. Lefter Lushi jetonte qe prej vitit 1998 ne Athine te disa kusherinjte e tij. Cila ishte historia e jetes se Lefter Lushit, 32 vjecarit nga Gradishti i Lushnjes? Per here te pare Lefteri u nis ne drejtim te Greqise ne moshen 17 vjecare se bashku me nje kusheririn e tij. Pas disa kohesh sistemohet ne Larisa ky fillon pune ne bujqesi, por nuk do te zgjaste shume dhe ai do te pikasej nga policia greke e cila e kthen menjehere ne vendin e tij te lindjes. Por forca e nje te riu nuk do te ndalej para ketij, fakti dhe pasi kalon disa kohe ai rimerr serish rrugen e kurbetit. Po kete here fati u tregua me zemergjere me Lefterin, ku ai pajiset me dokumente te rregullta gjen pune dhe jeton te djemte e halles. Keshtu do te vazhdonte jeta e tij, derisa do te shkepuste krejt papritmas kontaktet. Oret do te kalonin, ditet po ashtu dhe ne familjen Lushi do te merrej vesh qe djali i tyre do te humbiste ne menyre misterioze kontaktet. I larguar ne mes te nates nga nje dasme Lefteri do te largohej ne nje drejtim te paditur pa asnje hamendesim te mundshem per arsyet.

Date e cila do te mbahej mend nga te gjithe, pasi do te perkonte dhe me dasmen e nje miku te tij. I ftuar ne kete ceremoni se bashku dhe me djalin e dajes, Altin Maka nga ora 02:30 e nates Lefteri duke u shkeputur nga Altini vendos te kthehet ne shtepi, ne Marusi. Sipas deshmise qe vete Altini jep deklaron se mbase Lefteri ate nate mund te kete marre dhe nje taksi per te vajtur ne shtepi. Piste per te cilen stafi i gazetareve te "Njerez te Humbur" po investigon. Do te kalonin vetem tre dite nga zhdukja e Lefterit per tu vene re te kusherinjte e tij me te cilet ai banonte ne te njejten cati. Por cfare ndodh?

Te pyetur te gjithe personat me te afert te Lefterit per ndodhine te tere dalin ne kontradikte me njeri-tjetrin. Askush nuk eshte ne gjendje te thote se sa ka qene data ku eshte zhvilluar dasma, askush nuk thote se ku banuar 2 muajt e fundit Lefteri para se te shkepuste kontaktet, askush nuk di te thote se sa ka qene ora. Te gjitha keto ngelen per tu zgjidhur dhe shume shpejt do mund tu jepet pergjigja e duhur se cfare ka ndodhur ate nate vere.

FREDI SHQAHU

Bashkepunimi greko-shqiptar per zhdukjen e djalit shkodran

I trajtuar disa here ne emisionin "Njerez te Humbur" rasti i Fredi Shqahut serish u vu ne fokus te kerkimeve. 31 vjecari nga Shkodra do te humbiste kontaktet ne 22 korrik 1999 nga Koropia e Greqise. I larguar per here te pare ne vitin 1993 se bashku me disa shoke ne drejtim te Greqise, do te qendronte vetem 4 muaj per tu kthyer ne Shkoder. Me pas djali nis shkollen e mesme industriale ku nder te tjera mbaron dhe ushtrine. Ne vitin 1998 ai niset drejt Italise dhe vendoset fillimisht ne Milano, ku qellimi i tij ishte te kalonte kufijte e Zvicres pasi aty kishte kusheririn e tij. Ne menyre ilegale ai futet ne territorin zviceran ku deklaroi se ishte shqiptar i Kosoves. Por qendrimi ne keto shtete do te ishte i shkurter ne muajin dhjetor te po te ketij vitit 1998 kthehet serish ne Shkoder.

Ne muajin janar 1999 ai vendos te emigroje serish drejt Greqise, mberrin shendosh e mire dhe vendoset ne zonen e Koropise. Ne muajin shkurt pajiset me karte jeshile. Deri ne muajin korrik kontaktet do te ishin te rregullta me pas ai humbet pa lene asnje gjurme. Por dy jane personat kyc ne tere historine e Fredi Shqahut, Nikolin Jakovo dhe Stavrio Diamantidhis. Por ajo cka eshte thene nga Nikolini pohon se Fredi kishte filluar nje shoqeri te ngushte me shtetasin grek i cili do ta ndihmonte per t'u larguar ne drejtim te kontinentit Australian, premtim ne saje te nje shume prej 1 milion dhrahmi si dhe 600 dollare. Ne mbremjen e 22 korrikut Nikolini e kishte shoqeruar ne banke per te marre keto para dhe me pas e kishte cuar ne shtepine e Stavrio Diamantidhis. Ne momentin e ikjes Fredi i eshte shprehur Nikolinit qe mos te tregoje as kujt deri sa te mberrije. Ky udhetim do te zgjaste 3 muaj me anije dhe e kunderta nese nuk nisej do ta telefononte per te marre dokumentet dhe te qendronte po aty ne Koropi. Familja priti me shume se tre muaj por djali i tyre nuk telefonoi. Nje histori e krahasuar me nje skenar triler, per te cilin dyshimet kryesore bien mbi keta persona te cilet ende nuk jane bere te gjalle per te treguar te verteten e jetes se Fredi Shqahut.

ARJANA LICO

Liber kujtimesh ne 30 vjetorin e djalit

Por gjate emisionit nje hapesire e vecante iu la dhe Arjana Licos, nena e cila dhuroi zemren e djalit te saj nje shtetasi italian. duke iu rikthyer dhe njehere kesaj ngjarjeje, te henen me date 30 mars 2009 Arjana do te promovonte librin e saj kushtuar Erionit i cili mbushte plot 30 vjec.

Data 30 Mars, per shume te tjere ishte thjesht nje dite e zakonshme, qe mbante mbi supe peshen e nje rutine, e cila pushton me force momentet...Por diku, dikush ndezi edhe nje qiri...dhe u lut qe zemra e birit te saj, te behej 100 vjec.

Emrin e saj e dine mijera njerez te kesaj bote, Arjana Lico.

Kishte nje djale qe e quanin Eri. Ishte dhe s'eshte me. Trupi prehet ne Tirane, por zemra e tij eshte ende gjalle. Prej 5 vjetesh, ajo rreh ne kraharorin e nje tjetri ne Itali. Shpaloset ne disa vargje, nje jete, nje mall, ne zemer qe ben potere me tik- takun e saj.

Vetem kaq, dhe goja te kycet. Boten e sendeve rreth e perqark, e pushton heshtja...

Shume kane folur, te tjere jane perlotur, kur jane bere pjese e kesaj historie.

"Jam prane nje gruaje...thuaji nene...dhe i ke thene te gjitha!"

Neser serish do te kete te medhenj te tjere, por ne tymnajen e kohes, dhe njerezve te viteve, do te kujtohet serish nje nene qe humbi nje djale, nje nene qe fali jete, nje emer qe jetoi dy jete...

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›