E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i LSI-se viziton nje ferme ne Lushnje

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në Lushnje. Meta u shpreh se plani i punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e bujqësisë.
“Plani ynë për të vënë Shqipërinë në punë natyrisht që fillon nga rimëkëmbja dhe modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese në vend. Fillon nga mbështetja dhe subvencionimi i këtyre aktiviteteve fondamentale, jo vetëm për të rritur mirëqenien e fermerëve tanë por për të rritur prodhimin, për të rritur eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të tjera si rruga më e sigurt për një rritje të qëndrueshme dhe për një punësim të qëndrueshëm”, theksoi Meta.
Meta premtoi mbështetje te veçante ndaj serave pasi sipas tij rritja e kostos së prodhimit i ka vënë në vështirësi të madhe fermerët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›