E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja mes Kosoves dhe Serbise

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun e ka konsideruar si një arritje historike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në 19 prill. Gjithashtu ai ka përgëzuar dhe udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd të cilët thotë se ”treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë”. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë gjatë këtij muaji raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, ku ai “e mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve”, që u arrit në 19 prill. Në takimin e Këshillit të Sigurimit pritet të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›