Kryetari i AAK Haradinaj sot ne Tirane me ftese te Kryeministrit Berisha

Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Shqipërinë.
Një fakt i tillë është bërë dje me dije nga Ernest Luma, zyrtar për informim në AAK. Ai ka konfirmuar për mediat kosovare se Ramush
Haradinajt do t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar.
Konkretisht nesër në orën 11:00, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me zotin Haradinaj dhe më pas, rreth orës 11:45, do të japin një konferencë e përbashkët për shtyp.
Ndërsa rreth orës 12:00, Presidenti, Bujar Nishani do të presë në takim në Presidencë, udhëheqësin e Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Luma ka thënë se Haradinaj do të takohet edhe me krerët e opozitës, si dhe ata të spektrit të gjerë politik të Shqipërisë, ndërsa do t’iu drejtohet me një fjalë rasti edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.