E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i acarte perfshin Europen

Moti i acarte dhe temperaturat nen zero kane perfshire mbare europen.

Ngricat kane përfshirë italinë, ku raportohen temperatura më të ulëta se mesatarja e stinës. Reshje të dendura dëbore kane mbuluar pjesen verilindore te vendit. 
Situata e rënduar duket se do të zgjasë për të paktën një javë. Në ditët në vazhdim pritet mbërritja e një tjetër mase ajrore të ftohte nga Siberia, ndërsa fronti i acartë, sipas ekspertëve do të përfshijë të gjithë zemrën e Europës. 

Reshjet e bores kane pershire dhe Rusinë, e cila sipas te dhenave po kalon dimrin me te ashper ne 20 vjetët e fundit. Në tri aeroporte të Moskës fluturimet janë anuluar ose vonuar, ndërkohë që rreth 7 mijë e 300 punëtorë po përpiqen të pastrojnë rrugët e qytetit nga trashësia e madhe e borës.

Meteorologët paralajmëruan se stuhia e borës pritet të shkojë ne jug. Si pasoje në Bosnje dhe Serbi gjatë natës së të shtunës, pritet që bora të arrijë në 50 centimetra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›