Zgjedhjet në Kosovë, testi i parë si shtet
Autori i Lajmit: Redaksia
Në zgjedhjet lokale që filluan këtë të diel, për herë të parë u votua drejpërdrejt për kryetarë komunash. Zgjedhje u zhvilluan në 36 komuna të Kosovës, përfshirë këtu edhe tri komunat e reja më shumicë serbe të krijuara në bazë të planit të decentralizimit. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, beson se procesi i votimit edhe në këto vendanime do të zhvillohet normalisht. "Vetëm në komunën e Mitrovicës së veriut dhe komunën e Parteshit tani nuk do të ketë zgjedhje, aty do të zhvillohen zgjedhje ndoshta më vonë", thotë Lushta. Pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në mesditë thuhet të jetë normale, mirëpo akoma jo ajo që duhet të jetë. Zyrtarë të KQZ-vë, thanë se pasdite prisnin rritje të numrit të votuesve sepse votimi në masë të madhe pasdite tashmë është shndërruar në praktikë që nga paslufta në Kosovë. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar më herët se të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhje janë gjithsej 76 subjekte politike. Këtu përfshihen 37 parti politike, 15 kandidatë të pavarur 18 iniciativa qytetare dhe dy koalicione. Nga ky numër 34 subjekte janë nga komuniteti shqiptar, 21 nga komuniteti serb, 2 malazezë, 3 nga ai turk, 1 rom, 2 ashkalinj, 1 egjiptian, 1 goran dhe 7 subjekte politike boshnjake. Të drejtë vote kanë mbi një milion e pesëqindëmijë qytetar të Kosovës. Janë afro 750 qendra votimi me mbi 2 mijë vendvotime. Vendvotimet u hapën në ora shtatë të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19 të mbrëmjes. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, nëse radhët e njerëzve janë të gjata, atëherë qendrat e votimit mund të qëndrojnë të hapuara edhe pas orës 19-të. Zgjedhjet lokale përcillen nga mbi 20 mijë vëzhgues, ndërsa, vëzhguesit kryesorë janë një rrjet i organizatave joqeveritare ndërkombëtare, ENEMO. Për të përcjellë zgjedhjet lokale të ditës së diel, në Kosovë po qëndron edhe një delegacion i Parlamentit Evropian.
Policia e Kosovës nga ana e saj thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që procesi i votmit gjatë ditës së diel të zhvillohet në një atmosferë të qetë pa telashe. Baki Kelani, është zdhënës i policisë. “Policia ka përgatitur të gjitha planet operacionale për ecurinë e fushatës parazgjedhore dhe gjithashtu ka përgatitur planin për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Është i angazhuar numër i mjaftueshëm i policëve në të gjitha drejtoritë rajonale, përfshirë këtu edhe ato në vendbanimet serbe”, thotë zëdhënësi Baki Kelani.
Pjesmarrja e ulët
Zgjedhjet në Kosovë janë shumë të rëndësishme për të konfirmuar stabilitetin politik dhe ligjor të shtetit të ri, i cili administron për herë të parë plotësisht një proces zgjedhor. Duke iu referuar zhvillimeve në terren, pjesëmarrja është e ulët dhe parashikohet të arrijë në 40 %. Ndonëse janë certifikuar 22 subjekte serbe, pjesëmarrja e tyre është edhe më e ulët.
Incidentet
Procesi në përgjithësi ka ecur korrekt dhe pa incidente serioze. Megjithatë partitë kanë denoncuar disa raste problematike. LDK gjatë ditës raportoi disa shkelje teknike. Në shkollën “Migjeni” në një nga qendrat kryesore në qytetin e Mitrovicës është kërcënuar nga disa persona një aktivist i LDK-së. Zyrtarët e shtabit të LDK-së në këtë qytet thanë se aktivisti i tyre është kërcënuar nga militantë të PDK-së. Po ashtu edhe zyrtarët e AAK-së në Mitrovicë akuzojnë aktivistët e PDK, se po shkaktojnë probleme në qendrat zgjedhore. Edhe koalicioni i OJQ-ve kosovare “Demokracia në Veprim” raportoi disa parregullsi, por jo aq të mëdha sa për të ndikuar në procesin zgjedhor. Kjo organizatë përmes një konference për shtyp njoftoi se ka pasur votime familjare, mungesë të kutive te votimit dhe hapje me vonesë të disa qendrave të votimit në Prizren.
Serbët në veri
Komisioni Qendror Zgjedhor, në orën 9:00, bëri të ditur se në Kosovë janë hapur pothuaj të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Përjashtim, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, kanë bërë qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës. “Përqindja e vendvotimeve të hapura është 98.49%. Ndërsa, në 1.55 për qind, vendvotimet nuk janë hapur”, tha Lushta në konferencën për gazetarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmën ndërkombëtare. Lushta bëri të ditur se vendvotimet nuk janë hapur tërësisht në komunat në veri të Kosovës, ku komuniteti serb është treguar i rezervuar në lidhje me votimet. “Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile”, tha Lushta. Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas Nesrin Lushtës, janë hapur të gjitha vendvotimet. “Në Graçanicë janë hapur 25 vendvotime, në Ranillugë - 7 dhe në Kllokot - 5”, tha Lushta.
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009