Kryetari i Bostonit ndaloi varrosjen e Tamerllan Carnaev

Kryetari i Bashkisë së Bostonit nuk lejon që Tamerllan Carnaev të varroset në qytetin e tij. Sipas fjalëve të Thomas Menino, një veprim i tillë do të ishte thellësisht fyes për banorët lokalë.
Përveç kësaj, autoritetet e qytetit shtuan se varrosja e Tamerllan Carnaev në Boston do të ishte një shkelje e protokollit, pasi ai kurrë nuk ka jetuar atje.
Kryetari i Bashkisë së Bostonit mendon se organizatori i shpërthimeve në Maratonën e Bostonit duhet të varroset në Rusi, ashtu siç e dëshiron këtë nëna e tij./Indeksonline/