Kryetari i Klinës nuk është përfshirë në rrahje masive

(E plotëzuar) Video e transmetuar në -- e sipas pamjeve që shihen aty duket sikur Kryetari i Klinës Sokol Bashota është i përfshirë në një rrahje -- nuk është e vërtetë.
Në video dëgjohen disa fjalë rusisht, derisa ueb-faqja http://www.break.com/index/yet-another-wedding-brawl.html të njëjtën video e ka shfaqur më 23 janar të vitit 2010.
Duket se bëhet fjalë thjesht për një person që ka ngjashmëri fizike me të parin e Komunës së Klinës.
Vetë Kryetari i Klinës, Sokol Bashota ka mohuar të jetë i përfshirë në një rrahje masive e cila është shpërndarë në Youtube.
I kontaktuar nga Gazeta Express, para pak çastesh, Bashota madje është shfaqur i habitur se si po i atribuohet atij kjo skenë e konfliktit fizik.
“Nuk jam unë në atë video. Unë e njoh vetën dhe personalitetin tim. Kurrë në jetë nuk jam rrahur dhe as më ka rrahur askush”, ka thënë Bashota për Express.
---
http://www./watch?v=aTiZo4KifD4&feature=player_embedded
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është përfshirë në një rrahje masive.
Rrahja ka ndodhur gjatë një festimi të organizuar në një restorant lokal. Siç shihet në një video, e cila po qarkullon në kanalin Youtube, Bashota godet rëndë me grushte disa “kundërshtarë”, të cilët qëndronin ulur afër tij në restorant, transmeton infokusi.
Pas grushteve të Bashotës, pasojnë grushtimet e disa personave tjerë përreth tij të përfshirë në rrahje. Të trishtuara paraqiten femrat e pranishme në këtë ngjarje, të cilat dëgjohen duke bërtitur./Indeksonline/