E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Rusmali: Rama është përpjekur të gënjejë qytetarët Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se është përpjekur të gënjejë qytetarët, pasi, siç tha ai, në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit kanë përgjegjësi menaxhuese të dy palët, si Partia Demokratike edhe Partia Socialiste, në mënyrë të barabartë. Sipas tij, “Ruzhdia nuk është fenomen elektoral i PD-së”. Deputeti demokrat vlerësoi se ky rast ka treguar vullnetin e keq të opozitës, duke braktisur procesin zgjedhor. “Ne do të gjejmë zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa do të ecim para me proceset parlamentare, siç janë integrimi i vendit në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave”, tha Rusmali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›