Komisioni i Ligjeve, Xhafaj: Kushtetuta mbron iniciativën tonë Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve deklaroi se dy propozimet e sjella prej tyre janë kushtetuese. “Kushtetuta mbron iniciativën tonë. Zgjidhja e krizës është politike dhe se zvarritja e procesit do të ketë pasoja. Zvarritja nuk i shërben zgjidhjes. Jemi të hapur në negociata politike e juridike”, deklaroi Xhafaj. Sipas tij, selia rozë gjithmonë ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe se kërkesa për hapjen e kutive konsiston pikërisht në këtë fakt, të shikohet se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.