Kryetari i PD-së: “Dinjiteti i gruas nuk mund të preket”
Autori i Lajmit: red.
“Dinjiteti i gruas shqiptare nuk mund të preket. Në katër vitet që vijnë, ne së bashku do të shohim një Shqipëri tjetër, një Shqipëri tërësisht evropiane”, - kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Forumin e Gruas Demokrate në Pallatin e Kongreseve. Gjatë forumit të grave të PD-së, kryeministri Sali Berisha ka prezantuar programin e partisë që drejton, për gruan, duke nënvizuar mbështetjen që qeveria do t i japë veprimtarisë së kësaj gjinie. “Dinjiteti i gruas shqiptare nuk mund të preket. Në katër vitet që vijnë, ne së bashku do të shohim një Shqipëri tjetër, e cila do të ketë një infrastrukturë më moderne nga jugu në veri, një Shqipëri tërësisht evropiane”, - deklaroi Berisha përpara grave demokrate. Duke folur për mbështetjen që programi i PD ka për gratë, kreu i qeverisë deklaroi se do të garantohen kredi të buta për gratë biznesmene, në mënyrë që, siç tha Berisha, “të bëjnë një histori suksesi biznesin e tyre”. Ndër të tjera kreu demokrat bëri të ditur se qeveria do të bëjë të mundur përcaktimin e kuadrit të ri ligjor për të mbështetur gratë që për një arsye apo për një tjetër kanë mbetur kryefamiljare.
“Brenda këtij mandati do të përcaktojmë kuadrin e ri ligjor për t i mbështetur gratë kryefamiljare në të gjitha nevojat e tyre, të familjes dhe fëmijëve”, - u shpreh Berisha.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009