Gani Bobi, Elbasani: PD 8 deputetë dhe PS 6 deputetë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Elbasani, blu apo rozë?
Është bërë publik dje në televizionin “Klan” sondazhi i kompanisë Gani Bobi International” për qarkun e Elbasanit, ku, nëse në këtë qark do të votohej sot, Partia Demokratike dhe e djathta do të ishte fituese me 8 mandate deputetësh kundrejt 6 deputetëve të PS-së dhe të të majtëve. E përkthyer kjo në përqindje në rang qarku, dhe nëse Elbasani do të votonte sot, PD-ja do të merrte 38.6% të votave, ndërsa PS-ja do të merrte 32.6% të votave. Në vendin e tretë, me 3.3% të votave, do të renditej lëvizja G99 e kryetarit Erion Veliaj. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do të renditej forca e katërt me 2.1% të votave. Për sa u përket partive të tjera të djathta, sipas Gani Bobit , ato të gjitha bashkë do të mund të merrnin 2%, ndërsa ato të majta 1.5%. Sondazhi i kompanisë Gani Bobi International ka përzgjedhur një kampion me 1600 persona të anketuar dhe është kryer nga 6 deri më 17 maj, pra përpara bërjes publike të listave zyrtare të kandidatëve për deputetë të partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Sipas drejtorit të kompanisë, Shkëlzen Maliqi, marzhi i gabimit për këtë sondazh është rreth 2%. Për sa u përket të anketuarve, ata janë përzgjedhur sipas dendësisë së popullatës, pra 2/3 e të anketuarve janë në rang qarku të Elbasanit, Peqin, Librazhd etj, ndërsa 1/3 e tyre në qytetin e Elbasanit dhe komunat përreth. Një nga të veçantat e sondazhit për qarkun e Elbasanit ka qenë pyetja se sa i suksesshëm ka qenë kryeministri Sali Berisha gjatë qeverisjes së katër viteve. Qytetarët e intervistuar janë përgjigjur në rreth 38.5% ka qenë i suksesshëm, 30% disi, 28.2% i pasuksesshëm, ndërsa rreth 2.2% nuk kemi mendim mbi këtë çështje . Për sa u përket partive të vogla PSD do të merrte 0.6% të votave të qarkut të Elbasanit, koalicioni i djathtë Poli i Lirisë do të merrte 0.3% të votave dhe po ashtu PAA do të merrte 0.3% të votave.
Zgjedhjet në qarkun e Elbasanit
Të anketuarit, 1600 kampione
2/3 e të anketuarve janë në gjithë qarkun e Elbasanit
1/3 e të anketuarve, nga qyteti i Elbasanit
Sa i suksesshëm ka qenë Berisha për elbasanasit
38.5% ka qenë i suksesshëm
30% disi, disi
28.2% i pasuksesshëm
2.2% nuk kemi mendim
Si do të gdhihet qarku Elbasanit: “blu” apo “rozë”
Qarku i Elbasanit Vota e Deklaruar
PD 38% 49.3%
PS 32.6% 41.6%
G99 3.3% 4.3%
LSI 2.1% 2.7%
PSD 0.6% 0.7%
Poli L 0.3% 0.4%
PAA 0.3% 0.4%
PBDNJ 0.2% 0.2%
PR 0.1% 0.2%
PDI 0.1% 0.1%
PDK 0.1% 0.1
Nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme
PD 38.6%
PS 32.6%
G99 3.3%
LSI 2.1%
Të tjera 1.9%
Asnjë 6.1%
Të pavendosur 10.9%
Nuk e di 2.4%
Mandatet e deputetëve
PD e djathta - 8 deputetë
PS e majta - 6 deputetë
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009