Nje delegacion i klerikeve nga Kosova, te kryesuar nga Ipeshkvi, Imzot Dode Gjergji, pritet nga klerike te larte te Nju Jorkut

Të gjendur në Nju Jork, ku morën pjesë në Darkën e grumbullimit të Fondeve, për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, delegacioni i klerikëve më të shquar katolikë të Kosovës, të kryesuar nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, Dr. Dom Lush Gjergji dhe Dr.Dom Fran Kola, zhvilluan një vizitë edhe në kolegjin e njohur të priftërinjve amerikanë në Shën Joseph Seminari. Delegacioni i klerikeve nga Kosova në takimin e mundesuar nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, Presidenti vullnetar i LQSHA, edhe nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", këtu në New York, Dom Pjetër Popaj, shoqëroheshin nga veprimtari i dalluar e biznesmeni i suksesëshm, Zef Balaj. Presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, ish kongresist republikan e New York-ut, i cili bën pjesë në komisionin e grumbullimit të Fondeve, për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, në mbrëmjen e së dielës dhuroi 5000 dollarë dhe ofroi gjithashtu ndihmën dhe kontributin e Ligës Qytetare, e cila sipas tij, nuk do të kursehet së bashku me anëtarët e saj në vënien në jetë të këtij projekti me përmasa të mëdha kombëtare. Ai me këtë rast ka kërkuar edhe ndihmën e Kolegjit të priftërinjve të seminarit të Shën Josefit.
Delegacioni i klerikëve të Kosovës, me në krye Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji, Dr. Dom Lush Gjergji dhe Dr. Dom Fran Kola, u pritën ngrohtësisht në këtë vizitë, në Nju Jork, edhe nga Kardinali i ri i Katedrales San Patrick në Nju Jork, Shkëlqesia e Tij, Timothy M. Dolan, Gerald T. Walsh (Rektor/President i Katedrales së famëshme amerikane Shën Josef dhe asistent/sekretari i tij James Kruz. Bashkëbiseduesit, shkëmbyen fjalët e mirëseardhjes dhe uruan njëri-tjetrin për ditë më të mira për të gjithë besmitarët e botës.
...