E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryetari i PS, Edi Rama, mbledh kryesinë e socialistëve sot pasdite

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka thirrur sot pasdite mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike. Mbledhja pritet të zhvillohet në selinë qëndrore të PS në orën 18.00.

Mësohet se mbledhja do të ketë karakter organizativ. Këto ditë, presidenti Bajram Begaj, pritet të shpallë edhe datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Për këtë ai do të zhvillojë edhe konsultime me forcat politike parlamentare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›