E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS: Rrezimi i Kostes, nje perpjekje per nenshtrimin e drejtesise

Lideri i opozites shprehu dje shqetesimin per ceshtjen e drejtesise ne vend. Ne nje komunikim per mediat kreu i PS, Edi Rama, e cilesoi dje rrezimin e kandidatures se Vangjel Kostes per anetar te Gjykates Kushtetuese, ne kundershtim te plote me transparencen e kushtetutshmerise. "Degradimi ne vijimesi i sistemit te drejtesise dhe perpjekja konstante e pushtetit aktual, per t'ia nenshtruar drejtesine interesave te veta, u shpreh ne nje forme jashtezakonisht shqetesuese edhe permes rrezimit ne Parlament te kandidatures se konstitucionalistit te njohur, zotit Vangjel Kosta, i propozuar nga Presidenti i Republikes, per anetar i Gjykates Kushtetuese", deklaroi Rama. Sipas tij, "ky ishte nje rrezim per motive te erreta dhe ne kundershtim te plote me frymen e transparences e te kushtetutshmerise, e cila po i mungon vendit perdite e me shume ne kete kohe krize te thelle". Ai shprehu shqetesimin e madh per arsyet e kuptueshme dhe menyren e pa provueshme, qe cuan ne rrezimin e kesaj kandidature te spikatur. Qendrimi i Partise Socialiste, i shprehur me pare nga sekretari per Ceshtjet Ligjore ne seline roze, Fatmir Xhafaj, mbi votimin e kandidaturave ne Parlament per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte, qe procesi te jete transparent dhe te votoheshin me shumice te cilesuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›