E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjidhja ne tavoline, qeveria po ben kokeforten

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje bindjen se "kriza e thelle ku zhytet cdo dite Shqiperia, kerkon zgjidhje dhe opozita eshte e gatshme te jape zgjidhjen e duhur, duke bere kompromisin e duhur, por pa cenuar transparencen e ne respekt te Kushtetutes". Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, pas vizites se zhvilluar me Presidentin e Shqiperise, Bamir Topi, kryesocialisti tha se "Shqiperia nuk mund te terhiqet me zvarre ne hulline e nje krize politike e institucionale, e cila i ka rrenjet tek kutite e mbyllura te 28 qershorit te shkuar dhe, teksa po vjen qershori i ri, mbetet e pazgjidhur duke renduar gjendjen e demokracise, drejtesise, ekonomise se vendit". Ndersa komentoi votimin e kandidaturave te anetareve te rinj per Gjykaten Kushtetuese ne Parlament, lideri i PS, tha se "edhe me e rende eshte se kjo ndodhi ne nje moment kaq te papershtatshem sa c'eshte kjo periudhe shume delikate per Shqiperine, kur duhet reflektim serioz, jo arrogance provinciale, fryme dialogu e kompromisi jo qasje destruktive e akte brutale, zgjidhje e jo thellim i krizes". "Ky eshte momenti kur vecanerisht qeveria, duhet te lere menjane kokefortesine e t'i hape rruge transparences, sepse askujt nuk i intereson qe kriza qeverisese te thellohet ne dem te stabilitetit institucional te vendit duke thelluar krizen e ekuilibrave tejet te cenuar te pushteteve kushtetues te Republikes sone dhe duke ndikuar drejtperdrejte ne thellimin e krizes ekonomike te ketij vendi", deklaroi Rama. Sipas tij, kjo krize qe ka shqetesuar seriozisht te gjithe miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise dhe ka nxitur se fundmi reagimin alarmant te qeverise se Shteteve te Bashkuara, edhe per shkak te shprehjes brutale te mungeses se vullnetit te mire ne rastin e votimit per Gjykaten Kushtetuese, duhet te marre fund nje ore e me pare. Ai nenvizoi se "zgjidhja e kompromisit eshte ne tavoline, si shprehje e vullnetit te tyre te mire dhe e vetedijes se tyre politike e qytetare per nevojen e madhe qe ka Shqiperia sot per t'u cliruar nga pesha e krizes se mungeses se transparences". "Ne jemi gati per zgjidhjen, pala tjeter s'ka pse fshihet pas alibive qe tanime jane rrezuar dhe as duhet ta vonoje pranimin e zgjidhjes duke u faturuar shqiptareve pasoja krejt te pamerituara e duke shtuar peshen e krizes ne kurriz te interesave te vendit dhe me pasoja te pallogaritshme ne rrugen e integrimit evropian", theksoi kryetari i Partise Socialiste. Opozita shqiptare ka kerkuar nga mazhoranca qe te reflektoje gjate ketyre 2 javeve, per arritjen e nje kompromisi, te cilat i ka cilesuar si ultimative per vendin tone dhe se ne te kundert, Shqiperia do te kete pasoja.

ZGJIDHJA
"Zgjidhja e kompromisit eshte ne tavoline, si shprehje e vullnetit tone te mire dhe e vetedijes sone politike e qytetare per nevojen e madhe qe ka Shqiperia sot per t'u cliruar nga pesha e krizes se mungeses se transparences", u shpreh kreu i PS.

MENJANIMI
"Qeveria duhet te lere menjane kokefortesine e t'i hape rruge transparences, sepse askujt nuk i intereson qe kriza qeverisese te thellohet ne dem te stabilitetit institucional te vendit duke thelluar krizen e ekuilibrave tejet te cenuar te pushteteve kushtetues",-tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›