Kryetari i Parlamentit suedez viziton Tiranën
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg do të fillojë sot një vizitë dy ditore në Tiranë. Vizita do të nisë me një takim me dyer të mbyllura me homologen e tij shqiptare Jozefina Topalli, takim i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, që do të zhvillohet rreth orës 14:00, në ambientet e selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per ëesterberg do të jetë gjithashtu i pranishëm në seancën plenare të pasdites(ora 18:00), dhe do t’u drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në axhendën e takimeve të Kryparlamentarit ëesterberg parashikohet gjithashtu takimi me Presidentin e Republikës, Bamir Topi me Zëvendëskryeministrin, Genc Pollo, anëtarë të kabinetit qeveritar etj.
...